Mitropoliti Nikolla në Fier: ngrini zërin pa frikë për të vërtetën

Mitropoliti i Apolonisë dhe Fierit, Imzot Nikolla, i është drejtuar besimtarëve me një thirrje të fortë për të ngritur zërin pa frikë ndaj padrejtësisë, në një kohë kur vendi po përjeton ditë protestash. Sipas fjalës së mbajtur në Katedralen e Shën Gjergjit në Fier, më 18 tetor 2026, mesazhi i tij u lidh drejtpërdrejt me Deklaratën e Këshillit Ndërfetar të Shqipërisë për paqësimin e situatës dhe dialog kombëtar, të cilën e lexoi në vijim Atë Dhimitri.

Mitropoliti kujtoi se komunitetet fetare "vazhdimisht kanë ngritur zërin" për çështjet që shqetësojnë shoqërinë, pa pritur momente të caktuara krize. Ai u bëri thirrje besimtarëve të mos pajtohen me padrejtësinë, korrupsionin, vjedhjen apo imoralitetin, duke kërkuar guxim për të thënë të vërtetën pavarësisht kostos. Në të njëjtën fjalë, ai tha se lutet për presidentin dhe qeverinë që të marrin vendimet e duhura, por edhe për të rinjtë që protestojnë, duke kërkuar ndalimin e çdo forme dhune.

Për këtë temë Mitropoliti Nikolla shpjegon përgjegjësinë e njeriut në Fier
Predikimi trajton shëmbëlltyrën e vreshtarëve të këqinj dhe thirrjen për të dhënë fryt në jetën personale e në komunitet.

Më poshtë po e sjellim të plotë fjalën e Mitropolitit Nikolla, ashtu siç u mbajt në katedralen e Fierit, pa asnjë ndryshim apo shkurtim, për t'u njohur lexuesit me mesazhin e plotë drejtuar besimtarëve:

“Me çfarëdo lloj sakrifice, duhet ta ngremë dhe ta theksojmë zërin tonë, ta theksojmë të vërtetën pa frikë”! Të dashur besimtarë, Duke marrë shkasë nga protestat e ndodhura këto ditë Këshilli Ndërfetarë në Shqipëri ka nxjerrë një Deklaratë për paqësimin e situatës dhe dialog kombëtarë, të cilën do ta lexojë në vazhdimësi Atë Dhimitri! Komunitetet fetare vazhdimisht kanë ngritur zërin për cështje që e kanë shqetësiar shoqërinë tonë. Këte gjë nuk kemi pushuar se thëni dhe së bëri. Ne nuk presim vetëm një moment që të ndodhi ndonjë ngjarje, ndonjë vështirësi e madhe që të ngremë zërin tonë, por vazhdimisht e ngremë zërin tonë. Dhe ju e keni dëgjuar vazhdimisht zërin tonë. Zërin tonë, kur kemi folur që : mos u pajtoni asnjëherë me të padrejtën, mos u pajtoni asnjëherë me korrupsionin, mos u pajtoni me vjedhjen, mos u pajtohuni me imoralitetin, mos u pajtoni me të gjitha padrejtësitë e tjera. Jeni të ndershëm, jeni njerëz të sakrificës, jeni njerëz që të merrni guximin të thoni të vërtetën. Me çfarëdo lloj kostoje që të jetë kjo e vërtetë. Edhe pak më parë e na dëgjuat që thamë: lutemi për presidentin, për qeverinë... Ne lutemi për ta. Lutemi që Zoti t'i ndriçojë që të marrin vendimet e duhura, të bëjnë veprimet e duhura për të mirën e vendit tonë, por nuk themi që pajtohemi me të drejtë, me gabimet e tyre. Ne lutemi që të dëgjohet edhe zëri i rinisë dhe gjithë atyre që protestojnë. Lutemi që të ndalohen të gjitha format e dhunës! Nuk pajtohemi me gabimet e mëkatarit, por tregohemi të mëshirshëm ndaj tij, por nuk pajtohemi kurrsesi me të padrejtën dhe gabimet e tyre. Komunitetet fetare janë shumë të matura në zërin e tyre dhe kur ngrejnë zërin e tyre, por ju themi, dhe e themi përsëri, revolucion më i madh është ai që ndodh brenda në zemrën e çdo besimtari. Kështu krishtërimi ka fituar. Kështu ata kanë shejll ndryshimin, kanë ndryshuar këtë sistemet, duke ndryshuar së pari në veten e tyre, duke ndryshuar së pari në familjet e tyre, duke ndryshuar së pari në komunitetet e tyre dhe duke sjellë këtë ndryshim pastaj në të gjithë vendin dhe në të gjithë botën. Ky është ndryshimi që duhet të fillojë së pari me ne. Edhe këtë duhet ta bëjë secili prej nesh. Dhe kjo është përgjegjësia e secilit prej nesh. Dhe secili prej nesh ka një përgjegjësi. Ne, me votën tonë, me mbështetjen tonë, ne tregojmë se kë “ujk” ushqejmë brenda nesh. Kemi ushqyer “ujkun” e mirë apo “ujkun “ e keq. Nëse kemi ushqyer “ujkun” e keq, ai “ujk” një ditë do të ngrihet dhe do të na shqyej. Prandaj të bëjmë kujdes me zërin tonë, me votën tonë, me të drejtën tonë, me gjithçka tjetër që kemi pushtetin për të thënë. Edhe nëse duhet, me çfarëdo lloj sakrifice, duhet ta ngremë dhe ta theksojmë zërin tonë, ta theksojmë të vërtetën pa frikë.

>

Nga fjala e Mitropolitit të Apollonisë dhe Fierit, Imzot Nikolla, në katedralen e Shën Gjergjit Fier, dt 18.10.2026.

Fjala e mitropolitit vjen pak ditë pasi Këshilli Ndërfetar i Shqipërisë bën apel për paqe dhe dialog, deklaratë që u lexua po në të njëjtën ceremoni nga Atë Dhimitri dhe që kërkon qetësimin e situatës në vend nëpërmjet dialogut kombëtar.

Patriarku Bartolomeu përmendi Dumenkon në Liturgji në Manastirin e Rilës

Gjatë Hyrjes së Madhe, besimtarët në kishë thirrën «Anathemë!» kur u dëgjua emri i Epifanit, kreut të KOU "Autoqefale".

Ekspozita në Bingen e akuzon KOU-në për mbështetje të pushtimit rus

Një tabelë informuese te instalacioni i Sasha Kurmazit në Triennalen e Skulpturës e cilëson KOU-në pjesë të luftës propagandistike, pa sjellë prova.

Episkopi Klimenti kryeson Shërbesën e Tërënatës (Agripninë) në Manastirin e Rilës

Besimtarët presin kulmin e festimeve, ndërsa disa shprehin shqetësim për bashkëshërbesën me Patriarkun Bartolome.

270 ish-myslimanë pagëzohen në Morogoro të Tanzanisë Lindore

Pagëzimet u kryen në Qendrën Misionare të Morogoros nga Imzot Dhimitri, me bekimin e Patriarkut të Aleksandrisë Theodor II.

Patriarkët Bartolomeu dhe Danieli kryejnë Liturgji në Manastirin e Rilës

Liturgjia shënon 1.150 vjetorin e lindjes dhe 1.080 vjetorin e prehjes së Shën Gjonit të Rilës, një nga figurat kryesore të monastizmit ortodoks.

Patriarku Daniel foli në Bukuresht për ngushëllimin e atyre që vuajnë

Në predikimin për të Dielën e 20-të pas Rrëshajëve, Patriarku rumun theksoi rolin e Kishës dhe të familjes pranë atyre që kanë humbur të dashurit.