Patriarku Shio III priti përfaqësues të Kishave Ortodokse në Tbilisi

Foto nga facebook i Patriarkanës Orthodhokse të Gjeorgjisë
Patriarku i Gjeorgjisë, Shio III, priti në selinë e Patriarkanës në Tbilisi një delegacion përfaqësuesish të Kishave Ortodokse. Sipas publikimit në Facebook, vizita zhvillohet në kuadër të ngjarjeve festive për 1700-vjetorin e krishterimit në Gjeorgji.
Delegacioni përbëhej nga Ipeshkvi i Mareotisit, Damaskinosi (Patriarkana e Aleksandrisë), Mitropoliti i Filipopolit, Nifoni (Patriarkana e Antiokisë), Mitropoliti i Kitionit, Nektarios (Kisha e Qipros), Mitropoliti i Didimotihut, Orestiadës dhe Sufliut, Damaskinosi (Kisha e Greqisë), si dhe Ipeshkvi i Suprasl, Andrea.
Po ashtu, mori pjesë një delegacion i Kishës Ortodokse të Ukrainës, i përfaqësuar nga Mitropoliti i Ternopolit dhe Kremenetsit, Sergji, dhe Kryepeshkopi i Sumit, Jov, së bashku me shoqëruesit e tyre.
Gjatë përshëndetjeve të tyre, hierarkët përçuan përshëndetjet e përzemërta vëllazërore të kryesuesve të Kishave të tyre drejt Patriarkut të Gjeorgjisë dhe, në personin e tij, drejt gjithë popullit gjeorgjian, me rastin e këtij përvjetori të rëndësishëm.
Në takim ishin të pranishëm edhe ierarkë të Kishës së Gjeorgjisë. Nga ana e tij, Patriarku Shio III falënderoi përfaqësuesit e Kishave Ortodokse për ardhjen në Gjeorgji dhe për pjesëmarrjen në këtë përvjetor të rëndësishëm për Kishën dhe kombin.
Më parë, Patriarku i Gjeorgjisë priti një delegacion të Patriarkanës Ekumenike.
Lexo gjithashtu
Gjykata e Lartë e Egjiptit pritet të vendosë për Manastirin e Sinait
Vendimi lidhet me pronat dhe statusin e Manastirit, ndërsa negociatat me shtetin egjiptian vazhdojnë të mbeten në stanjacion
Patriarku Shio priti delegacionin e Kishës Ortodokse Ukrainase
Delegacioni ndodhet në Gjeorgji me ftesë të Sinodit për 1700-vjetorin e pranimit të krishterimit në nivel shtetëror.
Mitropoliti i Beratit Asti: Gratë orthodhokse kanë rol vendimtar në Kishë
Në konferencën e Lidhjes së Grave Orthodhokse, Mitropoliti foli për jetën shpirtërore, shërbimin dhe krijimin e këshillave të gruas në enori.
Koment: përçarja etnike rrezikon Kishën Ortodokse Tewahedo të Etiopisë
Autori i komentit në Borkena thekson se konfliktet politike mes amharëve dhe tigrajanëve dobësojnë një bashkësi fetare shekullore.
Kryepeshkopi Apostolos vizitoi manastirin e Shën Kozma Etolosit në Bolton
Kryepeshkopi i Kanadasë u prit nga Igumenia Alexia dhe motrat murgesha, duke theksuar rolin e monasticizmit në jetën shpirtërore të Kryepeshkopatës.
Kryepeshkopata e Australisë organizon në Stamboll një event për Patriarkun Bartolome
Eventi «Ἡ ζωή ἦν τό φῶς - Jeta është dritë» do të mbahet më 22 tetor 2026 në Grand Cevahir Hotel & Convention Center në Şişli, për 35 vjetorin e zgjedhjes së tij.