Ahmet Dursun kujton Kryepeshkopin Anastas Janullatos në një postim personal në Facebook

Kryepeshkopi Anastas Janullatos është kujtuar në një shkrim prekës nga shkrimtari dhe publicisti Ahmet Dursun, me origjinë shqiptare dhe i lindur në Turqi, i cili ka jetuar 25 vjet në Shqipëri. Sipas postimit në Facebook, autori rrëfen se shembulli dhe veprat e Kryepeshkopit të ndjerë i kanë dhënë forcë për të përballuar periudhat më të vështira të jetës së tij në Shqipëri.
Dursun shpreh mirënjohje të thellë për ndikimin e Kryepeshkopit Anastas dhe pengun që nuk pati mundësi ta njihte nga afër. Ai thekson se vetëm pas 25 vjetësh qëndrimi në Shqipëri iu dha shtetësia shqiptare, duke e krahasuar këtë situatë edhe me rastin e vetë Kryepeshkopit. Krahas dëshmisë personale, autori ngre edhe tri pyetje retorike mbi zhvillime politike dhe fetare në vend, duke nënvizuar peshën morale dhe publike të figurës së Kryepeshkopit.
Më poshtë botohet shkrimi i plotë i Ahmet Dursunit, ashtu siç është ndarë në Facebook, me korrigjime drejtshkrimore dhe pikësimi, duke ruajtur përmbajtjen dhe qëndrimet e autorit:
KRYEPESHKOPI JANULLATOS: NJË DËSHMI MIRËNJOHJEJE
Nëse do të shkruaja të kundërtën e asaj që do të lexoni, «uratat» tuaja do të mbërrinin deri te shtatë brezat e të parëve të mi! Por… as unë, as ata nuk ndiejmë një nevojë të tillë. E vërteta është më e çmuar, më depërtuese, më e shenjtë.
Në 25 vitet e qëndresës sime në Shqipëri, asnjë figurë publike nuk më ka frymëzuar dhe motivuar aq sa Kryepeshkopi Anastas Janullatos. Vetëm falë shembullit të tij kam mundur t'u bëj ballë përsekutimeve të institucioneve dhe të drejtuesve të tyre.
Nëse doni një shembull të vogël: pavarësisht origjinës dhe kontributeve të mia, vetëm pas 25 vjetësh më është dhënë shtetësia shqiptare! Po kështu edhe Kryepeshkopit. «Mëkati» ishte se e deshëm gjithë shqiptarinë dhe Ballkanin më tepër sesa duhej… Kaq.
Në çastet më të vështira e kam gjetur veten duke lexuar kryeveprat e tij dhe duke buzëqeshur me humorin e tij tepër të hollë mes rreshtave. Një ndër pengjet e mia është se nuk m'u krijua kurrë mundësia ta njihja nga afër. Këtë mungesë do ta ndiej gjithë jetën.
Iku… E di, pasi ju njoh mirë. E di se e keni pothuajse të pamundur t'i shkulni shtresat e ndyra të indoktrinimit nga politika 36-vjeçare. Por, nëse mundeni, mendoni pak për përgjigjet e këtyre tri pyetjeve: Nëse sot Kryepeshkopi Janullatos do të ishte shëndoshë e mirë në Shqipëri, a do të mundeshin qeveria dhe opozita ta falnin Vlorën? Jo Baba Mondi, por edhe Baba Universi, a do të guxonte të fliste për «shtetin» bektashi? A do të mundej Gjykata e Hagës t'i dënonte komandantët e UÇK-së? Vetëm kaq mendoni…
Përse tani? Me siguri do të shkruaj më shumë për të. Isha me fat që jetova në të njëjtin qytet me Kryepeshkopin. Jam pafundësisht mirënjohës.
Siç kishte raportuar UGO, kujtimet nga ngjitja në fron e vitit 1992 në Tiranë ndriçojnë fillimet e shërbesës së Kryepeshkopit Anastas në kryeqytet, periudhë që shënoi edhe fillimin e ndikimit të tij te besimtarë dhe vëzhgues si Ahmet Dursun.
Lexo gjithashtu
Princi i kurorës së Bahreinit priti kreun e Kishës Ortodokse Indiane
Takimi në pallatin Gudaibiya iu kushtua tolerancës fetare, respektit të ndërsjellë dhe bashkëjetesës së bashkësive të ndryshme fetare.
Patriarku Teodori II kremtoi 22 vjet nga zgjedhja në Aleksandri
Në synodin e 8 tetorit patriarku paraqiti rezultatet e shërbesës dhe ndërtimin e një spitali të ri nëntëkatësh në Aleksandri.
Kisha e varrezës ortodokse në Japoni vendos ikonostasin dhe ikonat
Famullia ortodokse rumune e Tokios fton besimtarët më 1 nëntor në shërbesat e para në kishën që po ndërtohet në Minami Alps, në prefekturën Yamanashi.
Parlamenti Europian kërkon shqyrtimin e rrjeteve të Vëllazërisë Myslimane
Rezoluta u miratua në Strasburg me 381 vota pro, 167 kundër dhe 15 abstenime, ndërsa listimi terrorist mbetet kompetencë e Këshillit të BE-së.
Ahmet Dursun kujton Kryepeshkopin Anastas Janullatos në një postim personal në Facebook
Shkrimtari me origjinë shqiptare nga Turqia rrëfen se shembulli i Kryepeshkopit të ndjerë e ndihmoi të përballonte vështirësitë e jetës në Shqipëri.
Patriarku Porfirije paralajmëron për të krishterët në Tokën e Shenjtë
Kreu i Kishës Ortodokse Serbe i dërgoi letër Ramzi Khouryt, kryetarit të Komitetit Presidencial të Lartë të Palestinës për Çështjet Kishtare.