Mbreti Abdulla II pret Patriarkun e Bullgarisë Daniel në Jordani

Mbreti i Jordanisë, Abdulla II, priti Patriarkun e Bullgarisë, Daniel, në Pallatin Al Husseiniya. Sipas informacionit të marrë nga redaksia, Patriarkun bullgar e shoqëronte Patriarku i Jerusalemit, Theofili.

Gjatë takimit, monarku jordanez theksoi angazhimin e qëndrueshëm të Jordanisë për ruajtjen e pranisë krishtere në rajon. Ai vuri në dukje rolin e veçantë të bashkësive krishtere në historinë dhe identitetin e Lindjes së Mesme.

Një vend të veçantë në bisedë zuri përvjetori i rëndësishëm i vitit 2030, kur do të plotësohen 2.000 vjet nga Pagëzimi i Zotit Jezu Krisht në lumin Jordan. Mbreti Abdulla II e ftoi Patriarkun Daniel të marrë pjesë në ngjarjet që do të zhvillohen në Jordani për këtë përvjetor historik.

Ftesa ka simbolikë të veçantë, pasi lumi Jordan është një nga vendet më të rëndësishme të besimit krishterë. Ai lidhet pazgjidhshmërisht me ngjarjen e Pagëzimit të Zotit nga Shën Gjon Pagëzori.

Jordania, nëpërmjet udhëheqjes së saj politike, ka theksuar vazhdimisht rëndësinë e ruajtjes së pranisë krishtere dhe të mbrojtjes së bashkësive krishtere në rajonin e gjerë. Takimi i Mbretit Abdulla II me Krye-hirarkun e Kishës Ortodokse të Bullgarisë konfirmon, njëkohësisht, rëndësinë e marrëdhënieve mes Jordanisë dhe Kishave Ortodokse, në prag të përvjetorit të madh të vitit 2030.

Siç kishte raportuar UGO, Patriarku i Bullgarisë, Daniel, vizitoi Patriarkanën e Jerusalemit para takimit me mbretin jordanez.

Mbreti Abdulla II pret Patriarkun e Bullgarisë Daniel në Jordani

Në qendër të takimit ishin ruajtja e pranisë krishtere në rajon dhe përvjetori 2.000-vjeçar i Pagëzimit të Zotit në lumin Jordan.

Programi i katekizmit rifillon në Mitropolinë e Apollonisë dhe Fierit

Temat mësimore të vitit të ri kishtar kanë në qendër Komunitetin Eukaristik Lokal dhe fillojnë me shërbesën e Ajazmës.

Greqia bie dakord t'i kthejë Bullgarisë eshtrat e car Samuilit

Marrëveshja parashikon edhe shkëmbimin e sendeve historike e fetare, ndërsa dorëzimi i eshtrave është planifikuar në Selanik më 3 tetor.

Shkolla «Frymë Dashurie» festoi Ditën Evropiane të Gjuhëve

Nxënësit pikturuan flamuj, mësuan përshëndetje në gjuhë të ndryshme dhe krijuan një pikturë me emrin e shkollës në gjuhë të botës.

Famullia Shën Sofia në Pensilvani "djeg" hipotekimin në 45-vjetorin

Rreth 400 besimtarë u mblodhën në Jeffersonville për të shënuar shlyerjen e hipotekës dhe 45-vjetorin e famullisë ortodokse greke.

Në Beograd u mbajt kolokium ndërkombëtar për përgjegjësinë ndaj krijimit

Teologë nga Serbia, Gjermania, Greqia, Rumania dhe Zvicra diskutuan për aspektet biblike, patristike, liturgjike, etike dhe ekumenike të përgjegjësisë ndaj krijimit.