Famullia Shën Sofia në Pensilvani "djeg" hipotekimin në 45-vjetorin

Kisha Ortodokse Greke "Shën Sofia" në Jeffersonville të Pensilvanisë festoi 45-vjetorin e famullisë dhe shlyerjen e hipotekës. Sipas Cosmos Philly, rreth 400 vetë u mblodhën të shtunën, më 26 shtator, për të nderuar brezat e besimtarëve që ndihmuan me mbledhjen e fondeve, punën vullnetare dhe sakrificat e tyre.
Ceremonia e djegies së hipotekës u zhvillua në Qendrën Kulturore "Fr. John A. Limberakis". Në të mori pjesë presidenti i Këshillit të Famullisë, Archon John Pogas, së bashku me At Konstantinos Loukas, ish-famullitarin At Peter Thornberg dhe drejtues të famullisë. Kur hipoteka u vu në flakë, të pranishmit i përgjigjën me brohoritje dhe duartrokitje.
Gala përfshiu himnet kombëtare të Greqisë dhe të Shteteve të Bashkuara, lutjen, darkën, një prezantim me video dhe fjalime nga përfaqësues të famullisë. Archon Thomas Cox drejtoi mbrëmjen dhe kryesoi Komitetin e Djegies së Hipotekës (Grupi vullnetar, krijuar nga besimtarë të cilët pasi realizon shlyerjen e detyrimeve ekonomike, një huaje të kishës, në mënyrë simbolike djegin, në mënyrë simbolike, dokumentin e obligacionit në një ceremoni) . Georgiana Kane foli në emër të Filoptohos (Arkës së Bamirësisë), ndërsa Dean Laskaris përfaqësoi Komitetin e Ndërtimit.
At Thornberg, që shërbeu në famulli gjatë ndërtimit të kishës aktuale, u nderua gjatë mbrëmjes dhe foli për vitet e tij në Shën Sofia. Tani ai është prift kryesues i kishës ortodokse greke "Shën Gjergji" në Bethesda të Merilendit. Edhe At Loukas, që u bë famullitar i Shën Sofisë në tetor 2025, mbajti fjalë baritore.
Famullia pagoi këstin e fundit të hipotekës në qershor, përpara objektivit për mbledhjen e fondeve që kishte caktuar për 4 korrik. Tani ajo synon shenjtërimin e kishës në stil bizantin, të planifikuar për vitin 2027.
Jeta kishtare ortodokse në Amerikë ka qenë në fokus të UGO-s edhe më parë, kur Mitropolia e Amerikës përgatiti ndihma për Kolumbinë.
Lexo gjithashtu
Programi i katekizmit rifillon në Mitropolinë e Apollonisë dhe Fierit
Temat mësimore të vitit të ri kishtar kanë në qendër Komunitetin Eukaristik Lokal dhe fillojnë me shërbesën e Ajazmës.
Greqia bie dakord t'i kthejë Bullgarisë eshtrat e car Samuilit
Marrëveshja parashikon edhe shkëmbimin e sendeve historike e fetare, ndërsa dorëzimi i eshtrave është planifikuar në Selanik më 3 tetor.
Shkolla «Frymë Dashurie» festoi Ditën Evropiane të Gjuhëve
Nxënësit pikturuan flamuj, mësuan përshëndetje në gjuhë të ndryshme dhe krijuan një pikturë me emrin e shkollës në gjuhë të botës.
Famullia Shën Sofia në Pensilvani "djeg" hipotekimin në 45-vjetorin
Rreth 400 besimtarë u mblodhën në Jeffersonville për të shënuar shlyerjen e hipotekës dhe 45-vjetorin e famullisë ortodokse greke.
Në Beograd u mbajt kolokium ndërkombëtar për përgjegjësinë ndaj krijimit
Teologë nga Serbia, Gjermania, Greqia, Rumania dhe Zvicra diskutuan për aspektet biblike, patristike, liturgjike, etike dhe ekumenike të përgjegjësisë ndaj krijimit.
Mitropoliti Asti mblodhi klerikët e Dioqezës së Beratit në Lushnjë
Takimi filloi me lutje të përbashkët në kishën e Shën Gjergjit dhe trajtoi kujdesin baritor, shërbesat liturgjike dhe planet e vitit kishtar.