Patriarku Ekumenik Bartolomeu takohet me Mbretin Karol III në Skoci
Mbreti Karli i III dhe Patriarku Ekumeni Bartolomeu. Foto Nikolaos Papachristou
Patriarku Ekumenik Bartolomeu u takua sot, më 21 shtator, me Mbretin e Britanisë së Madhe, Karol III, në Kështjellën Balmoral, në Skoci. Sipas Orthodoxia News Agency, ky ishte takimi i dytë mes dy figurave publike prej kur Karoli III u ngjit në fron, pas takimit të parë të zhvilluar në tetor 2022.
Mbreti priti Patriarkun në një takim privat, në kundërshtim me protokollin e zakonshëm, në rezidencën e tij verore private. Bashkëbisedimi, i planifikuar fillimisht të zgjaste gjysmë ore, u zgjat në një atmosferë të ngrohtë dhe miqësore për një orë të plotë. Në largim, Mbreti Karol III e përcolli personalisht Patriarkun deri te dalja e kështjellës.
Patriarkun Ekumenik në këtë takim të rëndësishëm e shoqëruan Peshkopi i Ilios, Rafail, që kryen shërbesën e tij në Skoci, si dhe Arkimandriti Aetios, drejtor i Zyrës së Veçantë Patriarkale. Takimi vjen si vazhdim i marrëdhënieve që Patriarkana Ekumenike mban prej kohësh me familjen mbretërore britanike, pasi më herët Patriarku dhe atëhershmi Princ i Uellsit ishin takuar edhe në Londër.
Siç kishte raportuar UGO, Patriarkana Ekumenike kishte dënuar sulmin raketor rus kundër Lavrës së Kievit, duke treguar vazhdimësinë e angazhimit të Fanarit në çështje ndërkombëtare të rëndësisë kishtare.
Lexo gjithashtu
Patriarku Ekumenik Bartolomeu takohet me Mbretin Karol III në Skoci
Takimi i dytë mes Patriarkut Ekumenik dhe Mbretit Karol III u zhvillua në Kështjellën Balmoral, ku bashkëbisedimi zgjati një orë.
Rinia Ortodhokse e Fierit vizitoi kishat e Korçës dhe Prespës
Nën bekimin e Mitropolitit Nikolla, të rinjtë vizituan Katedralen e Korçës dhe kishën e ishullit të Maligradit në Prespë.
Lindja e Hyjlindëses kremtohet në ishullin e Maligradit, Prespë
Mitropoliti i Korçës, imzot Anastasi, drejtoi liturgjinë sipas kalendarit të vjetër, me pjesëmarrjen e besimtarëve nga Korça dhe zona e Prespës.
Patriarku Vartholome drejtoi liturgjinë në Manastirin e Essex-it
Në predikimin e tij, Patriarku vuri theksin te roli qendror i Kryqit në jetën e krishterëve dhe përmendi shenjtorët e lashtë të Ishujve Britanikë.
Kryeministrja italiane Meloni propozon ndalim të burkës në shkolla
Projektligji parashikon gjithashtu kufizim të numrit të nxënësve të huaj në klasa dhe orë të detyrueshme italishteje për prindërit e tyre.
Patriarku Daniel: Kryqi bashkon njeriun me Krishtin
Në predikimin e së dielës në Bukuresht, Patriarku i Rumanisë tha se kryqi shndërron dhembjen në gëzim dhe vetminë në bashkësi.