Rinia Ortodhokse e Fierit vizitoi kishat e Korçës dhe Prespës

Rinia Ortodhokse Fier zhvilloi të shtunën, më 19 shtator, një pelegrinazh shpirtëror në kishat e Korçës dhe Prespës, nën bekimin e Mitropolitit të Apollonisë dhe Fierit, Imzot Nikolla. Sipas informacionit të shpërndarë nga Mitropolia e Shenjtë e Apollonisë dhe Fierit, në udhëtim mori pjesë edhe klerikut Atë Spiro Pipa, i cili shoqëroi grupin e të rinjve.

Pelegrinazhi nisi me vizitën në Katedralen “Ngjallja e Krishtit”, në qendër të qytetit të Korçës, dhe vazhdoi drejt zonës së Prespës, ku grupi vizitoi kishën në ishullin e Maligradit, një nga pasuritë e çmuara të trashëgimisë shpirtërore dhe kulturore të vendit. Gjatë këtij udhëtimi u vizituan edhe kisha të tjera të zonës, ku të rinjtë u njohën me historinë e secilës prej tyre.

Në fund të vizitës, të rinjtë e Fierit falënderuan klerikët e Mitropolisë së Korçës, Atë Ilia dhe Atë Aleksi, për mikëpritjen e ngrohtë që u ofruar përgjatë gjithë udhëtimit shpirtëror.

Siç kishte raportuar UGO, Lindja e Hyjlindëses u kremtua në ishullin e Maligradit, një tjetër moment i rëndësishëm shpirtëror i lidhur me të njëjtën zonë të Prespës dhe trashëgiminë e saj kishtare.

 

 

 

Lexo gjithashtu

Patriarku Ekumenik Bartolomeu takohet me Mbretin Karol III në Skoci

Takimi i dytë mes Patriarkut Ekumenik dhe Mbretit Karol III u zhvillua në Kështjellën Balmoral, ku bashkëbisedimi zgjati një orë.

Rinia Ortodhokse e Fierit vizitoi kishat e Korçës dhe Prespës

Nën bekimin e Mitropolitit Nikolla, të rinjtë vizituan Katedralen e Korçës dhe kishën e ishullit të Maligradit në Prespë.

Lindja e Hyjlindëses kremtohet në ishullin e Maligradit, Prespë

Mitropoliti i Korçës, imzot Anastasi, drejtoi liturgjinë sipas kalendarit të vjetër, me pjesëmarrjen e besimtarëve nga Korça dhe zona e Prespës.

Patriarku Vartholome drejtoi liturgjinë në Manastirin e Essex-it

Në predikimin e tij, Patriarku vuri theksin te roli qendror i Kryqit në jetën e krishterëve dhe përmendi shenjtorët e lashtë të Ishujve Britanikë.

Kryeministrja italiane Meloni propozon ndalim të burkës në shkolla

Projektligji parashikon gjithashtu kufizim të numrit të nxënësve të huaj në klasa dhe orë të detyrueshme italishteje për prindërit e tyre.

Patriarku Daniel: Kryqi bashkon njeriun me Krishtin

Në predikimin e së dielës në Bukuresht, Patriarku i Rumanisë tha se kryqi shndërron dhembjen në gëzim dhe vetminë në bashkësi.