Kryeministri shqiptar Edi Rama viziton Malin e Shenjtë Athos
Gregori Rama në të majtë, jerond Efrem Vatopedinosi në qëndër dhe z Edi Rama në të djathtë. Foto orthodoxianewsagency.gr/
Mali Athos u vizitua të mërkurën, më 16 shtator 2026, nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i cili kaloi ditën në Manastirin e Vatopedit. Sipas burimit orthodoxianewsagency.gr, kryeministri arriti herët në mëngjes në portin e Dafnit të Athosit dhe u takua më pas me Guvernatorin Civil të Malit të Shenjtë, Alkiviadis Stefanis.
Pas këtij takimi, Edi Rama u nis drejt Manastirit të Shenjtë të Madh të Vatopedit, ku u prit nga Kryeigumeni, Jerond Efrem Vatopedinos, dhe nga vëllazëria e manastirit. Kryeministri shqiptar, me sensibilitetin e tij artistik, u shpreh i mahnitur nga arkitektura e manastirit dhe nga pikturat murale që ndodhen brenda tij. Ai theksoi gjithashtu se njeh traditën e pasur të Filokalisë Shenjtorëve të Malit Athos dhe rëndësinë shpirtërore të kësaj treve murgërore.
Sipas materialit të publikuar, Edi Rama e kaloi natën në Manastirin e Shenjtë të Vatopedit dhe u largua të nesërmen në mëngjes, duke përfunduar kështu vizitën e tij në Malin e Shenjtë. Vizita e kryeministrit shqiptar në Athos vjen në një kontekst ku figura publike ndërkombëtare vazhdojnë të shprehin interes për traditën murgërore ortodokse dhe për jetën shpirtërore të vëllazërisë së Vatopedit.
Lexo gjithashtu
Patriarku Ekumenik Vartholomeu nderohet doktor honoris causa në Chichester
Universiteti anglez i akordoi Patriarkut titullin gjatë ceremonisë së diplomave në Katedralen Anglikane të qytetit.
Kryeministri shqiptar Edi Rama viziton Malin e Shenjtë Athos
Rama qëndroi një natë në Manastirin e Vatopedit, ku u prit nga igumeni Efrem Vatopedinos dhe u shpreh i mahnitur nga arkitektura dhe afresket e shenjta.
Arkimandriti Gabriel (Bunge): Murgu i vrarë në Sviatohirsk është dëshmor
Arkimandriti Gabriel (Bunge) rrëfen për vrasjen e murgut Varsanufi në Lavrën e Sviatohirskut dhe përndjekjen e Kishës Ortodokse Ukrainase.
Papa Leo XIV miraton dokument të ri për dialogun ndërfetar
Dokumenti i përbashkët i tri dikasterive vatikanase thërret për një «etikë të re dialogu» 60 vjet pas deklaratës Nostra Aetate.
Kryepiskopi i ri i Kanadasë, Apostoli, mbërriti në Toronto
Fronëzimi i Kryepiskopit të ri pritet të zhvillohet më 19 shtator 2026 në Katedralen e Shën Nikollës në Toronto.
Mitropoliti Asti hap vitin katekizues 2026-2027 në Berat
Kryehierarku i Mitropolisë së Beratit, Vlorës dhe Kaninës u bashkua me mësuesit e Edukimit të Krishterë për lutjen e fillimit të vitit të ri shkollor.