Kryepiskopi i ri i Kanadasë, Apostoli, mbërriti në Toronto
Arkipeshkvi i ri i Kanadasë, Apostoli, mbërrin në aeroportin e Torontos. Foto orthodoxianewsagency.gr
Kisha Ortodokse e Kanadasë po jeton ditë historike, pasi të mërkurën, më 16 shtator 2026, në Toronto mbërriti Kryepeskopi i ri, imzot Apostoli. Sipas orthodoxianewsagency.gr, mbërritja shënon hapjen e një faqeje të re për Eparkinë e Fronit Ekumenik dhe për komunitetin grek në Kanada.
Në aeroportin e Torontos, Kryepeshkopin e ri e mirëpritën ruajtësi i fornit Kryepiskopal, Peshkopi i Patarës, Zoti Athinagora, Konsulli i Përgjithshëm i Greqisë, Zoti Ioannis Hatzantonakis, klerikë të Kryepiskopatës, si dhe përfaqësues të komuniteteve të diasporës. Menjëherë pas pritjes së ngrohtë, Kryebariu i ri u nis drejt selisë së Kryepiskopatës, ku e priste kleri dhe populli, dhe u zhvillua Dhoksologji në Kishën e Kryepiskopatës, në prani të ish-Kryepishkopit të Kanadasë, imzot Sotirit. Pas përfundimit të shërbesës, Zoti Apostoli falënderoi klerin dhe popullin për pritjen, duke shprehur gëzimin që tashmë ndodhet pranë grigjës së tij.
Zyrtarisht, imzot Apostoli do të marrë drejtimin e Kryepiskopatës pas fronëzimit, e cila do të zhvillohet të shtunën, më 19 shtator 2026, në Katedralen e Shenjtë të Shën Nikollës në Toronto. Si përfaqësues patriarkal është caktuar të marrë pjesë në ceremoni Kryepiskopi i Thiatirës dhe Britanisë së Madhe, imzot Nikita. Kujtojmë se më 22 korrik 2026, Sinodhi i Shenjtë i Patriarkanës Ekumenike zgjodhi njëzëri imzot Apostolin si Kryepiskop të ri të Kanadasë, i cili deri para pak kohësh shërbente në Mitropolinë e New Jersey-t, të cilën e falenderoi së fundmi në një darkë nderimi të organizuar për të.
Në thirrjen e tij të parë për unitet, përmes Qarkores Baritore të nxjerrë pak ditë pas zgjedhjes, Imzot Apostoli theksoi se Kryepiskopata e Kanadasë do të vazhdojë të jetë një far i ndritshëm i Orthodhoksisë, i Helenizmit dhe i dëshmisë së krishterë në vend. Në mesazhin e tij drejtuar klerit, komuniteteve të diasporës dhe besimtarëve, ai vuri në dukje se "fuqia e Kryepiskopatës sonë qëndron në unitetin e njerëzve të saj, në besimin e tyre te Krishti dhe në përkushtimin ndaj Kishës Mëmë të Kostandinopojës" dhe se "na pret një punë e madhe dhe e bekuar". Sipas tij, kjo shërbesë "është mision i përbashkët dhe përgjegjësi e përbashkët e të gjithëve".
Më parë, Kisha Ortodokse ka raportuar mbi protestat e mijëra qytetarëve kundër abortit dhe eutanazisë në Kanada, çështje që vazhdojnë të mbeten në vëmendjen e komunitetit ortodoks të vendit.
Lexo gjithashtu
Papa Leo XIV miraton dokument të ri për dialogun ndërfetar
Dokumenti i përbashkët i tri dikasterive vatikanase thërret për një «etikë të re dialogu» 60 vjet pas deklaratës Nostra Aetate.
Kryepiskopi i ri i Kanadasë, Apostoli, mbërriti në Toronto
Fronëzimi i Kryepiskopit të ri pritet të zhvillohet më 19 shtator 2026 në Katedralen e Shën Nikollës në Toronto.
Mitropoliti Asti hap vitin katekizues 2026-2027 në Berat
Kryehierarku i Mitropolisë së Beratit, Vlorës dhe Kaninës u bashkua me mësuesit e Edukimit të Krishterë për lutjen e fillimit të vitit të ri shkollor.
Mbrëmësore kushtuar Shën Sofisë mbahet në kalanë e Beratit
Shërbesa e mbrëmësores do të kremtojë kujtimin e Shën Sofisë dhe tri bijave të saj, Besa, Shpresa dhe Dashuria, më 16 shtator 2026.
Kryepeshkopi Elpidhoforos: IA nuk zëvendëson misterin e njeriut
Në konvokimin e Hellenic College Holy Cross në Brookline, kryehierarku theksoi se asnjë makinë nuk zotëron misterin e personit njerëzor.
Gjykata e Hagës dënon katër ish-krerët e UÇK-së me 81 vjet burgim
Thaçi dhe Krasniqi marrin nga 25 vjet burg, Veseli 18 dhe Selimi 13 vjet, për krime lufte të kryera gjatë konfliktit të viteve 1998-1999