Mitropoliti kremton Liturgjinë në Sarandë para Lartësimit të Kryqit
Mitropolia e Gjirokastrës , Liturgjia Hyjnore u drejtua nga vetë Mitropoliti i Gjirokastrës, z.z. Nathanail, me pjesëmarrjen e klerit dhe të besimtarëve të qytetit.
Në predikimin e tij, Mitropoliti theksoi se Kryqi është lavdia e Kishës dhe fuqia e besimtarit. Ai u shpreh se nëpërmjet Kryqit, Krishti e shndërroi vdekjen në jetë dhe pësimin në lavdi. Duke iu afruar festës së Lartësimit të Kryqit të Nderuar dhe Jetëdhënës, Kisha fton besimtarët të mos kenë frikë nga kryqi i jetës, por ta mbajnë atë me besim, durim dhe shpresë, duke pasur si shembull vetë Zotin Jisu Krisht.
Kremtimi u zhvillua në një atmosferë madhështore, me pjesëmarrje të gjerë të besimtarëve të qytetit të Sarandës, duke shënuar kështu një moment të rëndësishëm shpirtëror në përgatitje për festën e Lartësimit të Kryqit të Nderuar.
Nuk është hera e parë që Mitropolia e Gjirokastrës organizon kremtime të mëdha fetare në rajon; kohët e fundit vëmendja ra edhe mbi kremtimin e martirëve Kirik dhe Julita në Dropull, ku Mitropoliti gjithashtu drejtoi Liturgjinë Hyjnore me pjesëmarrjen e besimtarëve vendas.
Foto Mitropolia e Hirshme e Gjirokastrës:
Lexo gjithashtu
Patriku serb Porfiri viziton Lubjanën për 90-vjetorin e kishës
Qindra besimtarë dhe klerikë u mblodhën në kishën e Shën Kirilit dhe Metodit për të shënuar 90 vjet të saj.
Meshë e Dielës para Lartësimit të Kryqit u krye në Katedralen e Korçës
Nxënës nga shkolla të ndryshme morën pjesë në lutjen për bekimin e vitit të ri shkollor, në praninë e Mitropolitit Anastasi.
Mitropoliti kremton Liturgjinë në Sarandë para Lartësimit të Kryqit
Mitropoliti i Gjirokastrës, Nathanail, u bëri thirrje besimtarëve të mbajnë kryqin e jetës me besim, durim dhe shpresë, sipas shembullit të Krishtit.
Kryepiskopi Joan: Kryqi është qendra e jetës së krishterë
Në predikimin e së dielës para Lartësimit të Kryqit, ai foli për shërimin nëpërmjet kryqit dhe episodin e gjarprit prej bronzi.
Kryepiskopi Joan bekon fëmijët në fillim të vitit të ri shkollor
Në fund të Liturgjisë Hyjnore, ai u lut që Zoti të ndriçojë mendjet dhe të pastrojë zemrat e nxënësve gjatë gjithë jetës së tyre.
Litani me Kryqin e Shenjtë kalon në qëndrën e Sofies
Kisha Ortodokse Bullgare organizon liturgji solemne në katedralen "Shën Aleksandër Nevski" për 1700-vjetorin e gjetjes së Kryqit të Shenjtë.