Kisha Ortodokse përkujton më 7 shtator dëshmorin Sozoni dhe oshënaren Kasiania

Kisha Ortodokse kujton më 7 shtator dy figura të rëndësishme të hagiologjisë së krishterë: dëshmorin Sozoni dhe oshënaren Kasiania, himnografe.

Dëshmor Sozoni (Sozonti)

Shën Sozoni lindi në Likaoni të Azisë së Vogël dhe jetoi në mbretërimin e Dioklecianit (284-305). Ai quhej Taras para se të pagëzohej dhe kishte qenë barí. Ai shkoi më tej duke mësuar artin e kullotjes së grigjës shpirtërore dhe solli në besën e vërtetë një numër të madh paganësh me anë të mësimit të tij.

Një ditë, atij iu shfaq në një vizion se kishte mbërritur koha që të derdhte edhe gjakun e tij duke pohuar Krishtin. Kështu ai zbriti në Pompeipolis në Kiliki dhe hyri në tempullin e idhujve ku adhurohej një statujë e artë e Artemisës. Ai i preu dorën e djathë dhe e copëtoi në copëza të vogla për t'ua ndarë të varfërve.

Paganët u zemëruan tej mase kur vunë re se çfarë kishte ndodhur dhe u turbulluan edhe më shumë kur panë se Sozoni i bekuar u dorëzua vetë për të larguar çdo lloj dyshimi. Ai u paraqit menjëherë përpara Maksimianit, guvernatorit të Kilikisë. Kur shigjetat nuk arritën dot të përkulin vullnetin e tij të fortë për të pohuar Krishtin, atëherë e detyruan të vrapojë me sandale hekuri me gozhdë nga brenda.

Kur pa gjakun t'i rridhte në tokë si shi bamirës, shenjtori u mbush me gëzim të madh që nuk ishte i kësaj bote, po që e pati derisa e dorëzoi shpirtin në duart e Perëndisë, i goditur pa mëshirë dhe aq fort, sa i dukeshin kockat dhe të përbrendshmet. Kur ekzekutorët ndezën zjarrin për t'i djegur trupin, nisi një stuhi e madhe, shiu e shoi zjarrin dhe paganët u larguan me vrap të tmerruar. Të krishterët patën mundësi të merrnin trupin e martirit të shenjtë.

Oshënare Kasiania, himnografe

Oshënare Kasiania (Himnografja) jetoi në shekullin IX në Konstandinopojë, në kohën e mbretit Theofil. Teksa rritej në moshë, krahas bukurisë fizike kishte mjaft mençuri e urtësi. Sipas kronikanëve bizantinë të kohës, ndër ta dhe shën Simeon Metafrastit (9 nëntor), thuhet se ajo mori pjesë në ceremoninë e përzgjedhjes së nuses për perandorin Theofil, të organizuar nga e ëma e tij, Efrosina.

Theofili, i magjepsur nga bukuria e Kasianisë, iu afrua e i tha: "Nga gruaja erdhi mëkati", duke iu referuar rënies së Evës në Eden. Kasiania e urtë iu përgjigj: "Nga gruaja erdhi edhe shpëtimi", shpëtimi që solli Perëndia i mishëruar, i Cili erdhi në botë prej Hyjlindëses. Perandorit të ri iu prek sedra dhe nuk zgjodhi Kasianinë për grua, por Theodhorën.

Kasiania e kaloi pjesën tjetër të jetës në një manastir (kinov), të cilin e themeloi vetë në perëndim të Konstandinopojës, pranë mureve të qytetit. Igumene e manastirit u bë ajo vetë.

Në vitin 843, teksa Kasiania po hartonte himnin e saj të famshëm, që këndohet të Martën e Madhe të Shenjtë, Perandori Theofil, i cili nuk kishte reshtur së dashuri shenjtoren, shkoi në manastirin ku ajo qëndronte, me dëshirën për ta parë edhe një herë të fundit. Sapo dëgjoi trokëllimën e kuajve të shpurës ushtarake, Kasiania, pavarësisht se edhe ajo e kishte mjaft përzemër perandorin, shkoi dhe u fsheh, duke e mohuar plotësisht veten dhe dëshirat e saj.

Kur Theofili hyri në qelinë e saj dhe e gjeti bosh, qau hidhur duke thënë se si në një moment, nga krenaria e tij, e kishte humbur mundësinë që të martohej me Kasianinë. Në tryezën e saj gjeti himnin e papërfunduar, dhe thuhet se një pjesë të tij e plotësoi ai vetë.

Shenjtorja e përfundoi jetën tokësore në ishullin Kasos, ku ruhet dhe lipsani i saj.

Proskomidhia: përgatitja e Dhuratave të çmuara për Liturgjinë

Atë Epifan Haxhijanku shpjegon hap pas hapi ritin e lashtë të Proskomidhisë, nga prerja e Qengjit deri te përkujtimi i të gjallëve dhe të fjeturve.

Kisha kujton Shën Jakovin, apostullin e drejtësisë dhe vëllain e Zotit

Më 23 tetor, Kisha Orthodhokse kremton kujtimin e Apostullit Shën Jakov, vëllait të Zotit dhe episkopit të parë të Jerusalemit, njohur si «I Drejti».

Mitropoliti Pavëll i Sisanit dhe Siatistës shpjegon shkaqet e divorceve

Në një shkrim, Mitropoliti i Sisanit dhe Siatistës thotë se divorci buron nga paaftësia për të dashur dhe nga kuptimi i gabuar i martesës.

Nobel në Kimi u nda në Stokholm për zbulimin e kiralitetit

Profesorët Anri Kagan dhe Kenso Soai u vlerësuan për zbulimet mbi paradokset kimike që lidhen me talidomidin dhe barnat.

Faqe nga ditari i priftit Nikiforov-Volgin

Pjesë nga libri «Shkopi i udhëtarit» flasin për sëmundjen, Kreshmën e Madhe dhe misterin e rrëfimit të mëkateve.

Kemi harruar.....

Një tekst reflektues rendit gjërat e thjeshta që kemi harruar – të flasim, të lutemi, të ëndërrojmë – dhe fton të ecim drejt, si njerëz.