Kisha kujton Shën Aleksandrin, Kryepiskopin e Konstandinopojës
Shën Aleksandri, Kryepiskopi i Konstandinopojës, është një nga etërit hyjmbajtës të shekullit IV, i njohur për qëndresën e tij të palëkundur kundër herezisë ariane. Sipas traditës sinaksariale të Kishës Ortodokse, ai erdhi nga një familje e thjeshtë dhe, megjithëse nuk shkëlqente në oratori, u dallua për virtytet e tij, duke u bërë ndihmës i shën Mitrofanit, kryepiskopit të Bizantit.
Kur shën Mitrofani ishte tepër i sëmurë për të marrë pjesë në Sinodin e Parë Ekumenik të Nikeas, në vitin 325, Aleksandri shkoi në emër të tij. Pas mbylljes së Sinodit, perandori Konstandin i ftoi etërit e shquar në Konstandinopojë për të bekuar qytetin e ri që donte të ndërtonte. Një engjëll i zbuloi shën Mitrofanit se do të vdiste pas dhjetë ditësh dhe se duhej të caktonte Aleksandrin si pasues, gjë që u realizua solemnisht pas varrimit të tij, kur Aleksandri u fronëzua si episkopi i parë i kryeqytetit të ri të Perandorisë.
Në moshën 70 vjeç, shën Aleksandri vazhdoi të mbrojë besimin e vërtetë të Sinodit të Nikeas, duke udhëtuar në Thrakë, Maqedoni, Thesali dhe në ishuj për të predikuar kundër mësimeve të Ariosit. Kur ky i fundit u përpoq të rikthehej në kungim përmes presionit të Eusebit të Nikomedisë, shenjtori u tërhoq në kishën e shën Irinit dhe u lut ditë e natë me lot që Zoti të mos e linte trashëgiminë e Tij të turpërohej nga një herezi e re. Të shtunën, në prag të ceremonisë së pritur, Ariosi vdiq papritur, ndërsa shën Aleksandri falënderoi Perëndinë jo për vdekjen e tjetrit, por si shenjë se herezia nuk mund të mposhtte Ortodoksinë, edhe kur kishte mbështetjen e të fuqishmëve të kohës.
Sipas po kësaj tradite hagiografike, trazirat rreth çështjes ariane nuk morën fund menjëherë dhe shën Aleksandri vazhdoi të luftojë për mbrojtjen e Ortodoksisë deri në fund të jetës së tij, duke fjetur në paqe në moshën 98-vjeçare.
Lexo gjithashtu
Ndahet nga jeta Thanas Beji, ish-drejtor i Liceut Kishtar në Gjirokastër
Ai shërbeu për vite me radhë si mësues Historie e Gjeografie dhe udhëhoqi Liceun Kishtar "Kryqi i Nderuar" pas vitit 2005, deri në daljen në pension.
Episkopi Jov: Varsanufi është martir në kuptimin e mirëfilltë të fjalës: ai është dëshmor (martir) i së vërtetës së Krishtit
Episkopi Jov i Shtutgartit (ROCOR) e quan martir murgun e vrarë dhe denoncon heshtjen e mediave ukrainase e gjermane rreth sulmit
Mitropoliti Nathanail kryeson Liturgjinë në Gjirokastër
Mitropoliti drejtoi Shërbesën e Mëngjesores dhe Liturgjinë Hyjnore në Katedralen "Ngjallja e Krishtit", në praninë e klerit dhe besimtarëve.
Eurodeputet grek kërkon hetim të BE-së për vrasjen e murgut në Ukrainë
Emmanouil Fragkos i shkroi Kaja Kallas duke kërkuar përgjegjësi për vrasjen e murgut Varsonofi në Manastirin e Sviatohirskut më 23 gusht.
Mitropoliti Anastasi kryesoi meshën në Kishën e Vëllehëve në Korçë
Mitropoliti i Korçës kreu edhe shërbesën përkujtimore për At Dhimitër Verigën, priftin e parë të kishës dhe kontribuesin në ngritjen e saj pas monizmit.
Patriarkana e Konstandinupojës shenjtëron gjashtë etër të Malit Athos
Katër prej shenjtorëve të rinj kishin origjinë rumune dhe kaluan pjesën më të madhe të jetës në Malin Shenjt Athos.