Mitropoliti i Gjirokastrës meshoi në kishën bizantine të Zervatit
Mitropoliti i Gjirokastrës Nathanail gjatë Liturgjisë Hyjnore. Foto: Mitropolia e Hirshme e Gjirokastrës
Jeta liturgjike në Mitropolinë e Gjirokastrës vazhdoi këtë javë me shërbesa dhe Meshë Hyjnore në famulli të ndryshme. Sipas Mitropolisë së Shenjtë të Gjirokastrës, sot Mitropoliti i Gjirokastrës, Hirësia e Tij Nathanaili, meshoi në Kishën e Fjetjes së Hyjlindëses Mari, në fshatin Zervat të krahinës së Dropullit.
Një numër i madh besimtarësh iu bashkuan Mitropolitit në lutje në këtë kishë historike, e cila përbën një thesar bizantin i shekujve XI-XII. Ngritur në zemër të fshatit të lashtë Zervat, tempulli njihet si një nga monumentet më të vyera të arkitekturës bizantine në jug të Shqipërisë. Sipas studiuesit Aleksandër Meksi, teknika e ndërtimit dhe elementët arkitektonikë e vendosin kishën në periudhën e shekujve XI-XII, me formë kryqi e kupolë tipike të Mesjetës bizantine.
Ndërtesa ndahet në tri nefe që komunikojnë përmes arkadave, ndërsa në qendër ngrihet kupola me tambur cilindrik, i ndriçuar nga tetë dritare të vogla me harqe tullash. Në lindje gjenden tri apsida, njëra gjysmërrethore dhe dy anësore trefaqëshe të zbukuruara me nike të shkallëzuara, ndërtuar me gurë gëlqerorë e tulla, sipas teknikës karakteristike të Epirit dhe jugut shqiptar.
Në murin perëndimor ruhet një mbishkrim i vitit 1583 që përmend murgun Kalist si nismëtar i një rindërtimi, ndërsa një mbishkrim tjetër dëshmon se në 1606 kisha u zbukurua me afreske nga ikonografët Mihal dhe Nikolla nga Linotopi. Ndër skenat më të rëndësishme janë “Fjetja e Hyjlindëses”, “Pentikostia” dhe “Darka Mistike”, krahas figurave në bust të Shën Aleksandrit, Shën Theofanit dhe Shën Isihit. Sipas studiuesit Andrea Llukani, disa nga ikonat e kësaj kishe ruhen sot në fondet e Muzeut Historik Kombëtar, çka dëshmon vlerat e saj artistike e historike.
Nuk është hera e parë që Mitropoliti Nathanaili kremton Meshë Hyjnore në famulli historike të Mitropolisë; kohët e fundit UGO kishte raportuar edhe rastin kur ai meshoi në një kishë tjetër të lashtë të Mitropolisë.
Kisha “Fjetja e Shën Marisë” u shpall monument kulture në vitin 1963 dhe mbetet një ndër dëshmitë më të spikatura të trashëgimisë bizantine në jug të vendit, duke qëndruar edhe sot si qendër shpirtërore dhe adhuruese për besimtarët e Dropullit.
Lexo gjithashtu
Parti shqiptare në Mal të Zi kërkon heqjen e kishës në Rumija
Një peticion me gati një mijë nënshkrime iu dorëzua autoriteteve me kërkesën për largimin e objektit të Kishës Ortodokse Serbe nga maja e malit.
Kryepiskopi Joan përshëndet Patriarkun Vartholome në Imbros
Kryepiskopi i Shqipërisë kujtoi 65-vjetorin e priftërisë së Patriarkut Ekumenik dhe mbështetjen e Kishës Mëmë për ringritjen e Kishës Orthodhokse të Shqipërisë.
Patriarku Ekumenik paralajmëron Moskën për ndërhyrjen në Aleksandri nga Imvroja
Nga ishulli i Imvros, Patriarku Vartholomeu denoncoi ndërhyrjen kanonike të Moskës në Aleksandri dhe la nënkuptime për vonesën e Kishës Serbe.
Mitropoliti i Gjirokastrës meshoi në kishën bizantine të Zervatit
Hirësia e Tij Nathanaili meshoi në Kishën e Fjetjes së Hyjlindëses në Zervat, monument bizantin i shekujve XI-XII me afreske të shekullit XVII.
Mitropoliti i Korçës kreu Paraklisin e Hyjlindëses në Shipskë
Besimtarët nga qyteti dhe zona përreth mbushën kishën e vogël, ndërsa shumë prej tyre ndoqën shërbesën nga jashtë.
Patriarku Vartholome, Patriarku Teodor dhe Kryepiskopi Joan vizitojnë Imvrosin
Tre krerët kishtarë vizituan Katedralen e Hyjlindëses, muzeun kushtuar Patriarkut Ekumenik dhe ish-kafenenë e babait të tij