Patriarku Vartholome, Patriarku Teodor dhe Kryepiskopi Joan vizitojnë Imvrosin

Patriarku Vartholome (majtas), Kryepiskopi Joan (në qëndër), Patriarku i Aleksandrisë Teodori II (djathtas)

Patriarku Ekumenik Vartholomeu, Papa dhe Patriarku i Aleksandrisë Teodori II dhe Kryepiskopi i Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë, Joani, zhvilluan një vizitë të përbashkët në ishullin e Imvrosit.

Fotografitë e publikuara nga Patriarkana Ekumenike paraqesin tre krerët kishtarë gjatë udhëtimit me anije drejt ishullit, si dhe në Katedralen Mitropolitane të Hyjlindëses, në qendrën e Imvrosit. Vizita në katedrale u zhvillua në orët e vona të pasdites së të martës.

Të mërkurën në mëngjes, më 12 gusht, Patriarku Bartolomeu, Patriarku Teodori dhe Kryepiskopi Joan vizituan muzeun e vogël kushtuar jetës dhe shërbesës së Patriarkut Ekumenik.

Ata u ndalën gjithashtu në kafenenë-berberhane që dikur i përkiste të atit të ndjerë të Patriarkut Vartholome. Ky vend ruan kujtime nga jeta e familjes së Patriarkut në ishullin e tij të lindjes.

Fotografitë e vizitës janë realizuar nga Nikos Papahristu dhe janë publikuar në faqen zyrtare të Patriarkanës Ekumenike.

Lexo gjithashtu

Mitropoliti i Korçës kreu Paraklisin e Hyjlindëses në Shipskë

Besimtarët nga qyteti dhe zona përreth mbushën kishën e vogël, ndërsa shumë prej tyre ndoqën shërbesën nga jashtë.

Patriarku Vartholome, Patriarku Teodor dhe Kryepiskopi Joan vizitojnë Imvrosin

Tre krerët kishtarë vizituan Katedralen e Hyjlindëses, muzeun kushtuar Patriarkut Ekumenik dhe ish-kafenenë e babait të tij

Ndenad Rashkoviq, i rrahur nga policia e Kosovës, dërgohet për trajtim në Beograd

Nenad Rashkoviq nga fshati Dren në Zubin Potok pretendon se u rrah nga tre policë, ndërsa mjekët konfirmuan thyerje të brinjës dhe gjendje të rëndë shëndetësore.

Dioqeza kërkon hetim të pavarur pas rrahjes së rëndë të një serbi në Kosovë

Nenad Rashkoviq nga fshati Dren pranë Zubin Potokut u shtrua në spital me plagë të rënda pas dëshmisë për keqtrajtim nga policia e Kosovës.

Gjirokastër: shërbesa të shenjta para festës së Fjetjes së Hyjlindëses

Liturgji dhe Paraklisa u zhvilluan në fshatrat Glinë, Frashtan dhe Episkopi e Sipërme, nën drejtimin e Mitropolitit Nathanail, në përgatitje për 15 gusht.

Kirche in Not kërkon kthimin e të krishterëve të zhvendosur në Nigeri

Organizata katolike përmend rindërtimin e fshatrave të krishterë në Rrafshin e Ninivesë në Irak si model për rajonin Benue në Nigeri.