Patriarku Daniel foli për besimin, lutjen dhe agjërimin në Bukuresht

Patriarku Daniel në qëndër. Foto nga web
Patriarku Daniel foli në Bukuresht për rëndësinë e besimit, lutjes dhe kreshmimit në jetën shpirtërore të të krishterëve. Sipas EEOD, ai theksoi se “besimi i fortë, lutja e pandërprerë dhe kreshmai e plotë largojnë demonët”, duke folur nga Paraklisi i Shën Gjergjit të Martirit të Madh në Rezidencën Patriarkale në Bukuresht.
Kreu i Kishës Ortodokse Rumune e lidhi shërimin e fëmijës së sëmurë me forcimin e besimit përmes lutjes dhe kreshmimit. Ai tha se nxënësit nuk arritën ta shëronin fëmijën sepse besimi i tyre ishte ende i dobët dhe se besimi nuk mund të mbetet vetëm bindje mendore, por duhet të thellohet si lidhje e gjallë me Perëndinë.
Duke iu referuar atit të fëmijës, Patriarku nënvizoi rëndësinë e lutjes së prindërve për fëmijët e tyre, sidomos kur ata nuk dinë ose nuk munden të luten. Ai shtoi se qortimi i Krishtit ndaj njerëzve besëpak nuk është dënim, por thirrje për zgjim shpirtëror dhe përgjegjësi.
[[read_also:???]]
Patriarku Daniel tha gjithashtu se lutja për ata që vuajnë duhet të shoqërohet me kujdes konkret ndaj të afërmit. Ai kujtoi se Kisha lutet për të sëmurët, të burgosurit dhe çdo shpirt të pikëlluar, ndërsa njëkohësisht zhvillon shërbim shoqëror dhe bamirës përmes farmacive, ambulancave, qendrave mjekësore dhe spitaleve.
Në përfundim, ai u bëri thirrje besimtarëve të bëhen “duart e dashurisë mëshirëplotë të Krishtit”, duke lehtësuar dhimbjen e të sëmurëve, të varfërve dhe njerëzve të vetmuar. Ai kujtoi gjithashtu se shëndeti është dhuratë e Perëndisë.
UGO kishte raportuar më parë mbi një tjetër qëndrim të Patriarkut Daniel për mbrojtjen e familjes. [[read_also:???]]
Lexo gjithashtu
Programi i katekizmit rifillon në Mitropolinë e Apollonisë dhe Fierit
Temat mësimore të vitit të ri kishtar kanë në qendër Komunitetin Eukaristik Lokal dhe fillojnë me shërbesën e Ajazmës.
Greqia bie dakord t'i kthejë Bullgarisë eshtrat e car Samuilit
Marrëveshja parashikon edhe shkëmbimin e sendeve historike e fetare, ndërsa dorëzimi i eshtrave është planifikuar në Selanik më 3 tetor.
Shkolla «Frymë Dashurie» festoi Ditën Evropiane të Gjuhëve
Nxënësit pikturuan flamuj, mësuan përshëndetje në gjuhë të ndryshme dhe krijuan një pikturë me emrin e shkollës në gjuhë të botës.
Famullia Shën Sofia në Pensilvani "djeg" hipotekimin në 45-vjetorin
Rreth 400 besimtarë u mblodhën në Jeffersonville për të shënuar shlyerjen e hipotekës dhe 45-vjetorin e famullisë ortodokse greke.
Në Beograd u mbajt kolokium ndërkombëtar për përgjegjësinë ndaj krijimit
Teologë nga Serbia, Gjermania, Greqia, Rumania dhe Zvicra diskutuan për aspektet biblike, patristike, liturgjike, etike dhe ekumenike të përgjegjësisë ndaj krijimit.
Mitropoliti Asti mblodhi klerikët e Dioqezës së Beratit në Lushnjë
Takimi filloi me lutje të përbashkët në kishën e Shën Gjergjit dhe trajtoi kujdesin baritor, shërbesat liturgjike dhe planet e vitit kishtar.