Kryepiskopi Joan: Festa e Metamorfozës thërret njeriun të ndryshojë
Kryepiskopi Joan gjatë Meshës Hyjnore. Foto : KOASH
Predikimi i shkurtër i Kryepiskopit Joan me rastin e festës së Metamorfozës së Krishtit.
Ky është sezoni kur piqen frutat. Edhe festa e sotme pikërisht këtë na tregon: na tregon destinacionin tonë përfundimtar. Pjekja e frutave është përfundimi i një cikli. Edhe përfundimi i vërtetë i ciklit të jetës së njeriut është pikërisht ndryshimi, transformimi i tij, arritja në atë që në teologjinë ortodokse njihet si theosis, pra hyjnizimi, kur njeriu bëhet pjesëmarrës i natyrës hyjnore. Ky është gëzimi i ditës së sotme.
Drita që shfaqi Krishti ishte drita e energjive të pakrijuara hyjnore, aq sa ne mund ta kuptojmë dhe aq sa mund ta përballojë njeriu. Kjo na tregon pikërisht se natyra njerëzore, kur preket nga Perëndia, ndryshon dhe transformohet. Kjo është edhe thirrja e kësaj feste. Atë Gregori foli pikërisht për këtë: se ne duhet të ndryshojmë.
Shpesh qarkullojnë disa shprehje të thëna nga njerëz të cilët ndoshta as nuk ndalen të mendojnë se çfarë u thonë të tjerëve. Kur i thuhet dikujt se duhet të ndryshojë, ai zakonisht përgjigjet: "Ah, unë kështu e kam tipin; nuk ndryshoj!". Dakord, kështu e ke tipin, por ky nuk është tipi që të ka krijuar Perëndia. Ky është tipi i shtrembëruar. Zoti kërkon pikërisht që ne të drejtojmë atë që është shtrembëruar brenda nesh. Por, që ta ndryshojmë, fillimisht duhet ta kuptojmë.
Ne jemi thirrur të ndryshojmë dhe ndryshimi vjen nga ndryshimi i zemrës. Sa më shumë ta pastrojmë zemrën, aq më tepër dritë do të kemi. Sa më shumë dritë të kemi, aq më pak errësirë do të ketë brenda nesh. Mungesa e errësirës brenda nesh mund të transmetohet edhe tek të tjerët.
Në natyrën njerëzore ndodh shpesh që gjithsecili mendon se ka të drejtë. Gjithsecili ka pretendime të ndryshme. Por fakti që dikush ka pretendime nuk do të thotë se ato duhet medoemos t'i plotësohen. Ne duhet të mësohemi me këtë: jo të gjitha gjërat që dëshirojmë mund të plotësohen. Zoti plotëson nevojat tona më të domosdoshme; nuk plotëson tekat tona.
Ndryshimi i njeriut nis kur, para së gjithash, ndryshon mendja e tij. Prandaj u përmend edhe ajo shprehje që e keni dëgjuar shpesh: "Unë kështu e kam tipin". Ai tip nuk është tipi që krijoi Perëndia, por tipi ynë i deformuar. Prandaj, nëpërmjet festës së sotme, Zoti na bën thirrje të fillojmë të ndryshojmë. Dhe, duke ndryshuar veten, ndoshta mund të ketë shpresë që të ndryshojë edhe bota.
Lexo gjithashtu
Metropoliti Andon drejtoi Liturgjinë e Metamorfozës së Krishtit
Pas Liturgjisë u bekuan pesë bukë e fryti i rrushit, ndërsa Mitropoliti zhvilloi një vizitë baritore me besimtarët e komunitetit.
Kryepiskopi Joan: Festa e Metamorfozës thërret njeriun të ndryshojë
Në predikimin e tij për festën, kreu i Kishës theksoi rëndësinë e ndryshimit të zemrës si rrugë drejt hyjnizimit (theosis).
Festa e Metamorfozës kremtohet në fshatin Agim të Fierit
Mitropoliti Nikolla kreu meshën dhe bekoi vjeljen e parë të rrushit sipas traditës ortodokse.
Kryepiskopi Joan kremtoi Shndërrimin e Zotit pranë Qendrës Thavor
Episkopi i Amantias, Hirësia Ignat, bashkëmeshoi liturgjinë, ndërsa At Grigori mbajti predikimin e festës.
Korçë: meshë arkierike për Metamorfozën e Krishtit
Mitropoliti i Korçës, Imzot Anastasi, kreu meshën panegjirike në Kishën e Shën Sotirit, të mbushur plot me besimtarë nga qyteti dhe rrethinat.
Mitropoliti Nathanail kremtoi Liturgjinë e Shpërfytyrimit në Gjirokastër
Besimtarë të shumtë morën pjesë në kremtimin e festës në Kishën Mitropolitane të Shpërfytyrimit të Shpëtimtarit në qytetin e Gjirokastrës.