Patriarku Bartolomeu kremtoi ditën e emrit në Imbro me dy Primatë
Patriarku Ekumenik Bartolomeu kremtoi të enjten ditën e emrit të tij, në festën e Apostujve të Shenjtë Bartolome dhe Barnaba, për herë të parë në 35 vitet e patriarkanës së tij në vendlindjen e vet, Imbro.
Sipas faqes zyrtare të Patriarkanës Ekumenike, në ishull ndodheshin së bashku me të edhe Patriarku Daniel i Rumanisë dhe Patriarku Daniel i Bullgarisë.
Patriarku Ekumenik dhe Patriarku i Bullgarisë mbërritën me traget pasditen e së martës, ndërsa Patriarku i Rumanisë mbërriti me avion të mërkurën dhe u prit nga vetë Patriarku Bartolomeu.
Mbrëmësorja e Madhe në vendlindjen e Patriarkut
Në kishën e Shën Gjergjit, në fshatin Shën Theodorët, prej nga vjen Patriarku Ekumenik, u kremtua Mbrëmësorja e Madhe e festës. Shërbesa u kryesua nga Patriarku Bartolomeu, me bashkëpjesëmarrjen e Primatëve të Kishave të Rumanisë dhe Bullgarisë.
Në fund të Mbrëmësores, Mitropoliti i Imbros dhe Tenedos, Kirili, iu drejtua Patriarkut Ekumenik dhe përshëndeti praninë e dy Primatëve mysafirë, të cilëve u dhuroi edhe kujtime simbolike.
Patriarku Daniel i Bullgarisë shprehu urimet vëllazërore për Patriarkun Bartolomeu dhe theksoi se prania e Primatëve në Imbro është “dëshmi e unitetit të Orthodhoksisë dhe e bashkësisë vëllazërore të Kishave motra”.
Edhe Patriarku Daniel i Rumanisë theksoi se Patriarku Ekumenik është një figurë e njohur në botën bashkëkohore orthodhokse, veçanërisht për dialogun e tij me udhëheqës fetarë dhe politikë, si dhe për angazhimin në promovimin e paqes, lirisë fetare dhe mbrojtjes së mjedisit.
“Për herë të parë në vendin tonë”
Në fjalën e tij, Patriarku Bartolomeu shprehu gëzimin që, për herë të parë nga ngjitja e tij në Fronin Ekumenik, kremtoi ditën e emrit bashkë me bashkëvendësit e tij dhe në praninë e dy Patriarkëve.
“Na solli të gjithëve flladi i Egjeut. Mua, malli dhe dashuria për vendlindjen time”, tha ai.
Duke iu drejtuar dy Primatëve, Patriarku Bartolomeu u shpreh se ata lanë fronet dhe përgjegjësitë e tyre të shumta për të ardhur në një ishull të vogël, por me histori të madhe, ku besimi i përbashkët i krishterë ka rrënjë të thella.
Në lutje morën pjesë edhe Mitropolitët Emanuel i Halkidonës, Apostoli i Derkos, Filotheu i Selanikut dhe hierarkë të tjerë, si dhe Konsulli i Përgjithshëm i Greqisë në Kostandinopojë, Konstantinos Koutras, dhe zëvendësministri i Brendshëm, Konstantinos Gioulekas.
Në mëngjesin e së njëjtës ditë, Patriarku Bartolomeu e shoqëroi Patriarkun e Bullgarisë në “Muzeun Patriarku Bartolomeu”, ku ruhen objekte nga jeta e tij dhe kujtime nga shërbesa kishtare e patriarkale.
Lexo gjithashtu
Policia e Algjerisë sulmon një lutje të krishterë, arreston 12 besimtarë
Forcat speciale konfiskuan literaturë fetare dhe telefona, ndërsa autoritetet i akuzojnë besimtarët për mbledhje fetare të paautorizuar.
Patriarku Bartolomeu mbërrin në Londër për takim me mbretin Karli III
Kryehierarku i Kishës Ortodokse do të qëndrojë një javë në Mbretërinë e Bashkuar, ku pritet të takohet me monarkun britanik në kalanë e Balmoral, në Skoci.
Mitropoliti Nathanail bekon fillimin e vitit shkollor në Gjirokastër
Shkolla «Frymë Dashurie» hapi vitin e ri shkollor me Shërbesën e Ujit të Bekuar, në praninë e nxënësve, mësuesve dhe prindërve.
Greqia miraton fond 10-vjeçar për Patriarkanën e Jerusalimit
Marrëveshja parashikon 1.15 milionë dollarë në vit për ruajtjen e trashëgimisë fetare e kulturore të Patriarkanës në Tokën e Shenjtë.
Patriarku i Antiokisë diskuton me Papën Leon XIV krizën në Lindjen e Mesme
Patriarku i Kishës Ortodokse të Antiokisë bisedoi gjithashtu me Sekretarin e Shtetit të Vatikanit për situatën në Liban dhe migracionin e shkaktuar nga luftërat.
Patriarku Daniel kryeson Liturgjinë për 1700-vjetorin e Kryqit në Sofie
Mijëra besimtarë morën pjesë në liturgjinë solemne në katedralen "Shën Aleksandër Nevski" në Sofie, ku u nderua një pjesë e Kryqit të Shenjtë.