Besimtarë nga Ormilia vizituan Mitropolinë e Korçës

Në datën 02 06 2026, Mitropoliti i Korçës, Hirësia e Tij Imzot Anastasi, priti një grup besimtarësh nga Ormilia e Halkidhikisë në Greqi, të cilët zhvilluan një vizitë fetare, shpirtërore dhe kulturore në disa vende të rëndësishme të Mitropolisë së Korçës.
Grupi vinte nga famullia e Shën Gjergjit, i shoqëruar nga klerikët përgjegjës. Gjatë qëndrimit në Korçë, vizitorët u njohën nga afër me jetën kishtare dhe me disa prej monumenteve më të rëndësishme të kësaj treve.
Ata vizituan Kishën Mitropolitane të Burimit Jetëdhënës, e cila po merr gradualisht formën e saj historike, para ndërhyrjeve dhe shndërrimit në muze rreth viteve 1980.
Më pas, grupi vizitoi edhe kishën historike të Ristozit, të njohur si kisha e Analipsit ose e Ngjitjes së Zotit në Qiell, në Mborje. Ky monument mbetet një nga dëshmitë më të çmuara të trashëgimisë kishtare në zonën e Korçës.
Pjesë e vizitës ishte edhe Manastiri i Fjetjes së Hyjlindëses në Boboshticë, një vend i lidhur ngushtë me kujtesën shpirtërore dhe historike të besimtarëve të kësaj krahine.
Besimtarët dhe famullitarët nga Ormilia u shprehën të gëzuar nga kjo vizitë, e cila bashkoi lutjen, njohjen e trashëgimisë dhe takimin vëllazëror ndërmjet komuniteteve orthodhokse.
Vizita të tilla forcojnë lidhjet shpirtërore ndërmjet besimtarëve orthodhoksë dhe ndihmojnë në njohjen më të mirë të historisë së Kishës në Shqipëri.
Mikpritja e Mitropolitit Anastas dhe kujdesi i tij për vizitorët dëshmojnë vëmendjen baritore ndaj të gjithë atyre që vijnë për të njohur nga afër vendet e shenjta të Mitropolisë së Korçës.
UGO
Foto
Mitropolia e Shenjtë e Korçës
Lexo gjithashtu
Në Selanik u shënua dhjetëvjetori i hapjes së Varrit të Shenjtë
Ceremonia nderoi restaurimin e Kuvuklit të Shenjtë, me praninë e Presidentit Tasoulas dhe të Kryepeshkopit të Athinës Jeronim.
Arkimandriti, Atë Theologu kryesoi Liturgjinë në Seminarin e Nishit
Në festën e Shën Paraskevës, arkimandriti nga Kerasia e Malit Athos shërbeu në kishën e metohit të Hilandarit, me pjesëmarrjen e nxënësve dhe besimtarëve.
Patriarku Ekumenik dënon sulmin terrorist ndaj kishës ortodokse në Jordani
Bartolomeu shprehu dhimbjen e thellë gjatë bisedës telefonike me Patriarkun Teofil III të Jeruzalemit.
Prindërit e një 31-vjeçareje paditën OpenAI në gjykatën e San Franciskos
Paditësit pretendojnë se ChatGPT e nxiti Bowen Wang, që vuante nga epilepsia, të ndërpriste ilaçin dhe ta fshihte planin nga mjekët.
Raport i ACS: 220 milionë të krishterë viktima dhune në botë
Studimi dyvjeçar 2024-2026 i Fondacionit papnor zbulon përkeqësim të lirisë fetare në 55% të 18 vendeve të shqyrtuara, nga Afrika deri në Azi.
Sinodi i Antiokisë mbylli seancën e gjashtëmbëdhjetë në Balamand
Peshkopët diskutuan praninë e krishterë në Lindjen e Mesme dhe zgjodhën Arkimandritin Aleksi Nassour episkop ndihmës për Emiratet e Bashkuara Arabe.