Mitropoliti Anastas meshoi në kishën e Shën Triadhës në Tudas

Në Ditën e Shpirtit të Tërëshenjtë, Mitropoliti i Korçës, Hirësia e Tij Imzot Anastasi, meshoi në kishën e Shën Triadhës në Lavdar të Tudasit, pranë liqenit të Moglicës.
Kisha ndodhet në një nga pikat kufitare të Mitropolisë së Korçës me Mitropolinë e Beratit. Rruga për të mbërritur në këtë vend të bekuar nuk është e lehtë, ndaj pjesëmarrja e besimtarëve mori edhe më shumë kuptim shpirtëror.
Hirësia e Tij u shoqërua nga Atë Ilia Kotnani, Atë Thoma Samara, Kryedhiakoni Kristin Nasi dhe dhjakon Konstantin Meko. Liturgjia Hyjnore u krye në një atmosferë të veçantë mallëngjimi dhe emocioni.
Kisha e Shën Triadhës në Lavdar i përket fillimit të shekullit XV dhe ruan vlera të rëndësishme historike e shpirtërore. Prej kohësh nuk mbahet mend që një Mitropolit të ketë meshuar në këtë kishë të shenjtë, gjë që e bëri këtë kremtim edhe më domethënës për besimtarët e pranishëm.
Vizitat dhe meshimet e Mitropolitit Anastas edhe në pikat më të largëta të Mitropolisë sjellin një frymë gjallërie shpirtërore. Ato ringjallin kujtesën e trashëgimisë orthodhokse në këtë zonë dhe i ndihmojnë besimtarët të njohin vende të shenjta, kisha dhe monumente që shumë prej tyre nuk i kishin vizituar më parë.
Kremtimi në Lavdar ishte një kujtesë se Kisha jeton jo vetëm në qendrat e mëdha, por edhe në vendet e largëta, ku lutja, historia dhe besimi ruhen si pjesë e gjallë e jetës dhe trashëgimisë së vyer të Mitropolisë së Shenjtë Korçë.
Burimi: UGO / Mitropolia e Shenjtë e Korçës.
UGO / Mitropolia e Shenjtë e Korçës
Mitropoliti i Korçës, Hirësia e Tij Imzot Anastasi, gjatë Liturgjisë Hyjnore në kishën e Shën Triadhës në Lavdar të Tudasit.
Lexo gjithashtu
Në Selanik u shënua dhjetëvjetori i hapjes së Varrit të Shenjtë
Ceremonia nderoi restaurimin e Kuvuklit të Shenjtë, me praninë e Presidentit Tasoulas dhe të Kryepeshkopit të Athinës Jeronim.
Arkimandriti, Atë Theologu kryesoi Liturgjinë në Seminarin e Nishit
Në festën e Shën Paraskevës, arkimandriti nga Kerasia e Malit Athos shërbeu në kishën e metohit të Hilandarit, me pjesëmarrjen e nxënësve dhe besimtarëve.
Patriarku Ekumenik dënon sulmin terrorist ndaj kishës ortodokse në Jordani
Bartolomeu shprehu dhimbjen e thellë gjatë bisedës telefonike me Patriarkun Teofil III të Jeruzalemit.
Prindërit e një 31-vjeçareje paditën OpenAI në gjykatën e San Franciskos
Paditësit pretendojnë se ChatGPT e nxiti Bowen Wang, që vuante nga epilepsia, të ndërpriste ilaçin dhe ta fshihte planin nga mjekët.
Raport i ACS: 220 milionë të krishterë viktima dhune në botë
Studimi dyvjeçar 2024-2026 i Fondacionit papnor zbulon përkeqësim të lirisë fetare në 55% të 18 vendeve të shqyrtuara, nga Afrika deri në Azi.
Sinodi i Antiokisë mbylli seancën e gjashtëmbëdhjetë në Balamand
Peshkopët diskutuan praninë e krishterë në Lindjen e Mesme dhe zgjodhën Arkimandritin Aleksi Nassour episkop ndihmës për Emiratet e Bashkuara Arabe.