Patriarku i Bullgarisë Daniil: “Patriarku Ilia II ishte vërtet njeri i Zotit”

Foto: orthodoxianewsagency.gr
Fortlumturia e Tij i referohet personalitetit të të ndjerit, duke e cilësuar si shtyllë të unitetit të popullit Gjeorgjian në disa nga momentet më të vështira dhe më të trazuara të historisë së tij.
“Ishte mbështetje, udhërrëfyes dhe bashkues i popullit Gjeorgjian, por edhe një shembull i ndritur dhe frymëzues për të gjithë ne. Ishte një llambë që ‘ndriçon për të gjithë’ (Mat. 5:15), sepse ‘nga thesari i mirë i zemrës së tij’ (Luka 6:45) nxirrte vetëm të mirën. Patriarku Ilia II ishte vërtet njeri i Zotit!”, theksoi ai.
“Nuk do ta harrojmë kurrë, por do ta kujtojmë gjithmonë me emocion dhe mirënjohje mbështetjen vëllazërore të Patriarkut Ilia II ndaj Kishës Ortodokse Bullgare kanonike, nën drejtimin e Patriarkut të ndjerë bullgar Maksim, gjatë periudhës së përçarjes tragjike në Bullgari. Ai kurrë nuk e tradhtoi të vërtetën, të cilën gjithmonë e predikonte me dashuri të sinqertë dhe sakrifikuese”, thuhet në mesazh.
“Lutemi që Zoti ynë Jezu Krisht, me ndërmjetësimin e lutjeve të Nënës së Tij të Gjithënderuar, Hyjlindëses dhe Gjithmonë Virgjërës Mari, ta prehë shpirtin e shërbëtorit të Tij të bekuar dhe të paharruar, Patriarkut të gjithë Gjeorgjisë Ilia II, duke i falur çdo mëkat të bërë me fjalë, vepra apo mendime, dhe ta vendosë në banesat e të drejtëve.
Urojmë që Zoti t’i dhurojë paqe dhe ngushëllim popullit Gjeorgjian dhe të caktojë një pasues të denjë të Patriarkut të ndjerë Ilia II! Zoti e faltë! Qoftë i përjetshëm dhe i bekuar kujtimi i tij!”, përfundon mesazhi.
Lexo gjithashtu
Patriarku bullgar dhe ai i Kostandinopojës ndoqën Liturgjinë në Sofje
Shërbesa u mbajt me rastin e 1150-vjetorit të lindjes dhe 1080-vjetorit të prehjes së Shën Joan Rilskit, nën kryesimin e Mitropolitit Varnava.
Patriarku Bartolome kreu trisai te varri i Patriarkut Neofit në Sofje
Patriarku i Bullgarisë, Daniel, mori pjesë në lutje, pasi dy Krerët e Kishave kishin marrë pjesë në Liturgjinë në katedralen e Aleksandër Nevskit.
Kryepiskopi Joan i drejtohet Kryedhjakon Johanit gjatë dorëzimit në Tiranë
Në fjalën e tij, Kryepiskopi theksoi përulësinë, shërbesën dhe përgjegjësinë shpirtërore të priftit si ikonë e Krishtit para grigjës së besuar.
Patriarku Daniel: Mosmarrëveshjet zgjidhen me dialog, jo me përçarje
Kryeprifti i Kishës Bullgare komentoi vizitën e Patriarkut Bartolomeu në Sofje, gjatë festimeve për Shën Joanin e Rilës.
Patriarku Bartolome në Sofje: Do të lutemi për unitetin e Kishave tona
Kreu i Fanarit tha se në katedralen «Shën Aleksandër Nevski» do të lutet për paqen dhe se më 19 tetor do të vizitojë Manastirin e Rilës.
Kryepiskopi Joan dorëzoi prift Kryedhjakonin Johan Koroveshi në Tiranë
Shërbesa u drejtua në Katedralen e Ngjalljes së Krishtit të Dielën III të Llukait, kur Kisha kremtoi edhe Apostullin dhe Ungjillorin Llukë.