Kryepiskopi Anastas merr çmimin "Giussepe Sciacca" në aula magna të Universitetit Pontifik Urbaniana në qytetin e Vatikanit

Kryepiskopi Anastas.

Kryepiskopi Anastas.

In memoriam! 

Kryepiskopi Anastas (1929-2025) merr çmimin "giussepe sciacca" në aula magna të universitetit pontifik urbaniana në qytetin e Vatikanit, viti 2015.

7 nëntor 2015, në orën 5.30 pasdite, ceremonia e ndarjes së çmimeve "Giuseppe Sciacca" 2015 në Aula Magna të Universitetit Pontifik Urbaniana, në qytetin e Vatikanit, ku u nderua edhe Kryepiskopi i Tiranë, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë, Fortlumturia e Tij, Anastasi, me motivacionin “Për veprimtarinë misionare dhe vepra të solidaritetit social”. 

Sekretaria e Përgjithshme ishte shprehur më parë për Kryepiskopin Anastas se “Dhënia e çmimit Kryepiskopit Anastas, këtij hierarku të rëndësishëm, këtij njeriu unik, që ia përkushtoi jetën e tij njeriut dhe qytetërimit, është nder shumë i madh për të gjithë ne. Ai na udhëheq me anë të urtësisë së tij në fushat plot dritë të spiritualitetit dhe të humanizmit. Ai ka kryer një vepër të gjerë hierapostolike dhe sociale për shumë vite. Në kuadër të një perspektive globale, luan rol parësor në zbatimin e programeve novatore në Shqipëri në fushat e arsimit, shëndetësisë, përkujdesjes sociale, zhvillimit rural, kulturës dhe ekologjisë, duke kontribuuar në mënyrë përcaktuese në krijimin e fytyrës evropiane. Njëkohësisht, ka luajtur rol parësor në zbutjen e kundërvënieve në Ballkan. Njohës i shumë gjuhëve dhe autor i shumë botimeve, është nderuar me një sërë çmime ndërkombëtare, ndërsa në vitin 2000 ka qenë kandidat për çmimin Nobel të Paqes. 

Përtej veprës së tij sociale, ka krijuar një identitet modern kulturor për vendin, me në krye kompleksin e ndërtesave në qendër të Tiranës, i përbërë nga Kisha e re Katedrale “Ngjallja e Krishtit”, Kambanorja, Selia e Sinodit të Shenjtë, Qendra Kulturore dhe Paraklisi i Lindjes së Krishtit. Kemi të bëjmë me një arritje të madhe arkitektonike dhe estetike, simbol i unitetit dhe i rilindjes së vendit, që përbën një “vlerë” të shoqërisë shqiptare”.

Merrnin pjesë autoritete kishtare, politike, ushtarake, të shkencëtarëve dhe të artistëve, si dhe të shtypit vendas dhe atij ndërkombëtar e të rrjeteve televizive. “Giuseppe Sciacca" është një çmim ndërkombëtar që jepet në kujdesin e presidencës së Republikës Italiane, të Ministrive italiane, e komiteteve olimpike kombëtare, universiteteve, etj. I themeluar 14 vjet më parë nga kleriku dhe profesor i Ligjit, Don Bruno Lima, në kujtim të Giuseppe Sciacca-s. Studenti 26-vjeçar i arkitekturës së vjetër krijoi një standard moral dhe kontribues për shoqërinë.


Burimi Radio Ngjallja

Patriarku Porfirije mbërriti në Melburn për vizitë kanonike në Australi

Patriarku serb u prit në aeroportin ndërkombëtar nga mitropolitët Siluan dhe Longin, ambasadori Rade Stefanoviç, klerikë e besimtarë.

Patriarku Daniel foli për familjen krishterë në simpoziumin në Bukuresht

Simpoziumi ndërkombëtar teologjik në Pallatin Patriarkal bashkon teologë, klerikë dhe akademikë dhe vazhdon deri më 8 tetor.

Mitropoliti Ambrozi i Koresë kreu udhëtim misionar në Okinawa dhe Tokio

Mitropoliti shoqërohej nga dhiakoni Kristofor Jonker; në Okinawa u bë thirrje për mbledhjen e fondeve për kishën e parë ortodokse në ishull.

Kryepeshkopi Ieronim bekoi hapjen e sesionit të ri parlamentar në Athinë

Në ceremoninë në Parlamentin Helen, kryepeshkopi u uroi deputetëve shëndet, forcë, unitet dhe durim për përballimin e vështirësive.

Aktivisti Pshenichny shfaq «koka të prera» të hierarkëve të KOUK në Kiev

Në një video të regjistruar para seancës gjyqësore për Lavrën e Sipërme, ai prezantoi portrete të mitropolitëve në kavanoza të kuq si koka të simuluara.

Peticion kërkon heqjen e statujës së djallit nga sheshi në Esslingen

Skulptura prej rreth 400 kilogramësh, e dhuruar për përvjetorin e 1250-të të qytetit, kishte mbledhur pothuajse 3000 firma deri më 8 tetor.