Grimca shpirtërore

Kur shkon dikush me djallin, me dinakëri, nuk i bekon Zoti veprat e tij. Atë që bëjnë njerëzit me dinakëri, nuk zhvillohet për mirë. Mund të duket sikur ecën, por në fund do të bjerë. Kryesorja është që të fillojë dikush nga bekimi i Zotit për ato sa bën! Njeriu, kur është i drejtë, ka Zotin me veten e tij.

Dhe kur ka dhe pak afrimitet me Zotin atëhere bëhen mrekullli. Kur dikush ecën me Ungjillin, i takon dhe ndihma hyjnore.

Oshënar  Pais Athoniti.

Shkaku i dështimit të një njeriu në jetën shpirtërore është indiferenca. Indiferenca komploton kundër nesh.  Ngjason me një thatësirë nga e cila nuk mbin asgjë. I dëmton të gjithë, pengon ata që duan të fillojnë betejën shpirtërore. Ndalon ata që pëparuan. Ata sa nuk kanë njohuri  nuk i lejon që të mësojnë dhe ata sa u mashtruan i ndalon të kthehen.

 

Gjerond Josifi

Mos kini zili njerëzit që kanë para, të mira materiale, lavdi dhe forcë, por ata që jetojnë me virtyt, llogjikë dhe besë.

Oshënar Pais Athoniti.

Kur njeriu nuk ndjek veten e tij dhe nuk  fshin pluhurin e ndërgjegjies së tij, ndërgjegjia izolohet nga pluhuri dhe bëhet e pandjeshme. Mëkaton dhe është sikur nuk ndodh asgjë.

Gjerond Paisi.

E keqja fillon që prej mendimeve të këqija. Kur hidhërohesh dhe indinjohesh, qoftë dhe vetëm me mendimin, prish atmosferën shpirtërore. Pengon Shpirtin e Shenjtë që të funksionojë dhe i lejon djallit që të rritë të keqen. Ti gjithmonë të lutesh, të duash dhe të falësh, duke larguar nga brenda teje çdo mendim të keq.

Shën Porfir Kavsokalivioti

Çfarë kërkon Zoti? Të vërtetën, drejtësinë dhe besimin. Dhe ato që ka zemra jonë ta kenë dhe buzët tona - jo të tjera buzët dhe të tjera zemra.

 

Gjerond Ambrosi i Manastirit të Dhandhiut.


Ashtu si një thikë e mprehtë vret me lehtësi, kështu edhe gjuha, kur është e korruptuar, vret me gjykime, akuza dhe fjalë të pamatura.

Shën Athanasi i Madh

Fjala del nga teprica e zemrës. Zemra i ngjan burimit, ndërsa fjala është si përroi që rrjedh prej këtij burimi.

Mos i hap veshët ndaj çdo njeriu që flet dhe mos iu përgjigj çdo llafazani në biseda që nuk i shërbejnë qëllimit të betejës sate shpirtërore.

Kur të pyetesh, jep përgjigje me zë të matur dhe të përulur. Kur nuk pyetesh, hesht.

Çdo fjalë që nuk i shërben nevojës sonë për Perëndinë konsiderohet e tepërt.

Shën Vasili i Madh