UNGJILLËZIMI I HYJLINDËSES (VANGJELIZMOI)
Në këtë ditë, e cila vjen pas ekuinoksit pranveror, ndërkohë që errësira e natës është në kufirin e shtrirjes së saj dhe fillon t’ia lërë vendin dritës, Kisha kremton zënien e Zotit tonë Jisu Krisht dhe zbritjen, në këtë botë plot errësirë, të Diellit të Drejtësisë, që ktheu lëvizjen e kohës dhe të historisë dhe me zbritjen te vdekja kreu një ngjitje drejt pranverës përfundimtare të përjetësisë.
Duke qenë rrënja dhe parimi i të gjitha festave të tjera të Zotit, përmes të cilave kremtojmë çdo vit çlirimin tonë, e kremtja e Ungjillëzimit duhet të kremtohet gjithnjë në të njëjtën datë, sepse sipas një tradite të vjetër, në muajin mars bota u krijua nga Perëndia, dhe pikërisht në 25 mars Adami, i gënjyer nga premtimi i gjarprit për t’u bërë perëndi, shkeli porosinë hyjnore dhe u nxor jashtë nga Parajsa. Ishte e nevojshme që shërimi i natyrës sonë të kryhej ashtu si një krijim i dytë, me të njëjtat mjete dhe në të njëjtat ditë si me atë të rënies sonë. Dhe sikurse gjinia njerëzore iu nënshtrua vdekjes me mosbindjen e Evës, në pranverën e botës, i binte që ajo të çlirohej në muajin mars, me bindjen e Virgjëreshës.
Duke e zhvilluar në mënyrë të mrekullueshme këtë doktrinë të përputhjes në Ekonominë e Shpengimit, shën Irineu i Lionit shkruan: “Sikurse ajo (Eva) u mashtrua nga fjalët e një engjëlli, që t’i shpëtonte Perëndisë duke shkelur fjalën e tij, kështu edhe kjo (Maria) mori lajmin e mirë nga një engjëll, që të mbante Perëndinë duke iu bindur fjalës së tij; dhe ashtu si ajo u mashtrua që të mos i bindej Perëndisë, kështu edhe kjo iu bind fjalëve të engjëllit që t’i bindej Perëndisë, që prej Evës së virgjër, Virgjëresha Mari të bëhej mbrojtësja jonë; dhe ashtu si gjinia njerëzore i ishte nënshtruar vdekjes nga një e virgjër, ajo u çlirua nga një e virgjër, mosbindja e një virgjëreshe u balancua me bindjen e një virgjëreshe”.
Pas rënies sonë, duke duruar në zemërgjerësinë e tij të pafund, Perëndia kishte përgatitur pak nga pak njerëzimin, nga brezi në brez, me ngjarje të lumtura dhe fatkeqe, për kryerjen e Misterit të Madh që ishte fshehur para gjithë shekujve: Mishërimi i Fjalës. Ndonëse e dinte, që më përpara, se natyra njerëzore do të ishte faji i njeriut dhe i pasojave të tij tragjike, duke pasur si qëllim këtë mister, ai e krijoi gjithashtu natyrën njerëzore, që të përgatiste një Nënë, e cila përmes bukurisë së shpirtit të saj të pacenuar, e stolisur me të gjitha virtytet, do të tërhiqte mbi veten vështrimin e të Tërëfuqishmit duke u bërë nusërore e Fjalës, ena e Atij që i mban të gjitha, Pallati i Mbretit të Qiellit dhe mbarimi i planit të tij hyjnor.
Gjashtë muaj pas ngjizjes së mrekullueshme të atij që duhet të ishte në çdo gjë Pararendësi i Shpëtimtarit (Lluk. 1:17), Gabrieli, Kryeengjëlli i mëshirës (8 nëntor), u dërgua nga Zoti në Nazaret të Galilesë, pranë Virgjëreshës Mari, e cila pasi doli nga Tempulli, ishte fejuar me të drejtin dhe me të pastrin Josif, që të ishte kujdestar i virgjërisë së saj. Duke ardhur në shtëpi papritur, me pamje njeriu dhe me një shkop në dorë, engjëlli e përshëndeti Hyjlindësen, e cila do të bëhej ngushëllimi i lotëve të Evës, duke thënë: “Gëzohu, o Hirplote, Zoti është me ty!” (Llk. 1:28). Para kësaj shfaqjeje të çuditshme Virgjëresha la çikrikun dhe, e trazuar nga këto fjalë të të patrupit, pyeti me vete mos ndoshta ky lajm gëzimi ishte, ashtu si për Evën, ndonjë mashtrim tjetër nga ana e atij që di të shndërrohet në engjëll drite (II Kor. 11:14).
Por Engjëlli e siguroi dhe i tha: “Mos ki frikë Mari, sepse ke gjetur hir para Perëndisë. Mos u frikëso me pamjen time të çuditshme dhe nga këto fjalë gëzimi. Dikur, nga mashtrimi i gjarprit, natyra jote u dënua për dhimbje dhe rënkime, ja tek do të ngjizesh e do të lindësh bir, duke u përmbushur në ty edhe parathënia e profetit Isaia që thoshte: Ja Virgjëresha do të mbetet me barrë dhe do të lindë bir! Dhe do ta quash me emrin Jisu që do të thotë Shpëtimtar. Ai do të jetë i madh dhe do të quhet Biri i të Shumëlartit”.
Para këtyre fjalëve të padëgjuara, Virgjëresha thirri: “Si do të ndodhë kjo kur unë s’njoh burrë?”. Ajo nuk dyshoi për fjalën hyjnore duke treguar mosbesim, si Zaharia, i cili u dënua për këtë duke mbetur i pagojë (Lluk. 1:20), por pyeti se si do të ndodhte ky mister tek ajo që nuk njihte bashkim burri, sipas ligjit të riprodhimit të gjinisë njerëzore. Engjëlli e kuptoi atë që ajo i tha, nuk e qortoi, por i shpjegoi mënyrën e re të kësaj lindjeje. “Shpirti i Shenjtë do të vijë mbi ty; mbi atë e cila ishte plot hir, duke u përgatitur për ardhjen e Tij, dhe fuqia e të Shumëlartit do të të hijesojë”.
Pastaj, duke i kujtuar Elisabetën, e cila quhej “shterpë”, dhe që do të ngjizte bir në pleqëri të saj, i tregoi se atje ku do Perëndia, mposhtet ligji i natyrës, dhe e siguroi se me ardhjen e Shpirtit të Shenjtë tek ajo, do të kryhej mrekullia më e madhe se vetë krijimi i botës, dhe se duke i ulur qiejt, Mbreti i universit, Ai që mban çdo gjë, do të zbrazte veten (Fil. 2:7) përmes denjimit të pamatshëm, që të banojë në mitrën e saj, të përzihet në një bashkim pa trazim me natyrën njerëzore, të vishet me mish, të ngjyrosur me gjakun e saj virgjëror, si purpur mbretëror. Duke e ulur përulësisht shikimin e saj drejt tokës, dhe duke e bashkuar tërë vullnetin e saj me planin hyjnor, Virgjëresha iu përgjigj: “Ja shërbëtorja e Zotit, u bëftë tek unë sipas fjalës sate!”.
Me këto fjalë ajo pranoi, dhe bashkë me të edhe mbarë natyra njerëzore, ardhjen tek ajo të fuqisë hyjnore që u transmetua nga fjalët e Engjëllit. Dhe po në atë çast u krye ngjizja e Shpëtimtarit. Biri i Perëndisë u bë bir njeriu, një Person i vetëm në dy natyra. Perëndia vesh natyrën njerëzore dhe e Virgjra me plot vërtetësi bëhet me të vërtetë Nëna e Perëndisë (Hyjlindëse), që përmes këtij shkëmbimi të veçorive të natyrshme, njerëzit e çliruar nga ferri, të mund të bëhen bij të Perëndisë përmes hirit.
Përmbushja e misterit të Mishërimit, fshehur edhe nga Engjëjt, nuk ishte vetëm vepra e Atit, në mirësinë e Tij, e Birit që zbriti nga qiejt, dhe e Shpirtit që mbuloi Virgjëreshën me hijen e Tij, por Zoti priste që ajo grua e zgjedhur ndër gratë të merrte pjesë me pranimin e saj të lirë e të vullnetshëm, në mënyrë që Çlirimi i gjinisë njerëzore të ishte vepra e përbashkët e vullnetit të Perëndisë dhe e besimit të njeriut.
Ky Mister i Madh, përgatitur që prej krijimit të botës, ndodhi nga bashkëpunimi i lirë (sinergjia) i njerëzimit me planin hyjnor. Perëndia u bë njeri, që njeriu të bëhet perëndi, dhe Virgjëresha, Nusja e Panusëruar, u bë për natyrën tonë të ripërtërirë burimi dhe shkaku i të gjitha të mirave.
Në vende të tjera, e parafiguruar nga profetët si Ferra e zjarrtë që nuk digjej (Eks. 3:1-14), si Mal i palatuar (Dan. 2), si Porta e pakaluar ku hyri vetëm Perëndia (Jez. 44:2), Nëna e Perëndisë është Shkalla e gjallë (Gjen. 28:10-17)
Lexo gjithashtu
UNGJILLËZIMI I HYJLINDËSES (VANGJELIZMOI)
Engjëlli e përshëndeti Hyjlindësen, e cila do të bëhej ngushëllimi i lotëve të Evës, duke thënë: “Gëzohu, o Hirplote, Zoti është me ty!” (Llk. 1:28).
Vetëvrasja, fatkeqësia më e madhe dhe mëkati më i pafalshëm
Pavarësisht ndërgjegjësimit dhe zhvillimit social dhe kulturor të njerëzve, përsëri fenomeni mbetet si një fatkeqësi e madhe dhe e pariparueshme, si për ata që e kryejnë, por edhe për të afërmit e tyre dhe mbarë shoqërinë.
Intervistë e Kryepiskopit Anastas dhënë gazetarit Mentor Nazarko për TVA – Viti 2006
Ndonëse intervista është e vitit 2006, shumë prej gjërave që thuhen aty vlejnë, në këtë mënyrë intervista e ruan aktualitetin e saj.
Kë la pas Anastasi i Shqiptarëve? Kush është, çfarë thotë dhe shkruan Hirësi Joani?
Fjeti me Zotin Anastasi i Shqiptarëve, por kë la pas? A jemi kuriozë të njohim njerëz që mund të na këshillojnë falas për shpirtin dhe jetën? Apo do të presim të hedhim sytë nga ata që kemi perreth kur të flasim për vdekjen?
On the paradox of being the living dead with uncircumcised hearts
On January 14, the Church celebrated the Circumcision of the Lord. What meaning does this day hold for an Orthodox believer?