Nga mjekues trupi në shërues shpirtrash, kush është kryepishkopi i ri orthodhoks?

Foto: Arkivi UGO

Sinodi i shenjtë i KOASH zgjodhi të dielën e 16 marsit kryepishkopin e ri ortodoks. Fortlumturia e tij Joani u zgjodh me vota unanime si më i denji përballë peshkopit të Fierit, Nikollës dhe atij të Gjirokastrës Dhimitrit. Të shumtë ishin besimtarët e pranishëm në katedralen ortodokse “Ngjallja e Krishtit” në Tiranë që kishin shkuar të ishin të pranishëm në këtë ngjarje të cilën e dëshmon për herë të parë Shqipëria e pas kohës së diktaturës komuniste.

Kryepishkopi i porsazgjedhur Imzot Joani ka qenë bashkëpunëtor i ngushtë i të ndjerit Kryepeshkopit Anastas për 32 vjet, nga të cilat 27 vite si Mitropolit i Korçës. Ai është dalluar për veprën e tij baritore dhe kontributin në rindërtimin e Kishës, zhvillimin e arsimit teologjik dhe forcimin e veprimtarive bamirëse të Kishës. I diplomuar me rezultate të shkëlqyera në studimet teologjike në SHBA, ai u kthye në Shqipëri për të kontribuar përkrah Kryepeshkopit Anastas në rimëkëmbjen e Kishës së shkatërruar të Shqipërisë.

Që nga viti 1993 ka shërbyer si profesor në Akademinë Teologjike të Durrësit, përkthyes i shumë teksteve teologjike dhe autor i tekstit të parë të Dogmatikës në gjuhën shqipe. Ai themeloi revistën “Tempulli”, përfaqësoi Kishën në takime ndërortodokse dhe ndërkristiane dhe është nderuar me tituj të spikatur për kontributin e tij në kulturë, arsim dhe dialog ndërfetar.

Përpara se të ndiqte thirrjen e tij baritore, kryepishkopi Joan ka shërbyer në spitalin psikiatrik.

Shkruar nga Erion Dushi

Lexo gjithashtu

Politikan gjerman flet për përndjekjen e të krishterëve

Kristian Beara, politikan i CDU-së në Këln, lidhi vrasjen e murgut Varsanufi Turjanski me përndjekjen globale të të krishterëve dhe krizën e besimit në Evropë.

Një vit nga zgjedhja e dy Mitropolitëve në Kishën Orthodhokse Shqiptare

Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë përkujton përvjetorin e zgjedhjes së Mitropolitëve të Gjirokastrës dhe Korçës nga Sinodi i Shenjtë.

Episkopi i Bukobës kryen 41 pagëzime në famulli në Tanzani

Vizita erdhi pas përpjekjeve të kishës ruse për të tërhequr besimtarë ortodoksë afrikanë me anën e parave, sipas raportimeve nga famullia lokale.

Policia e Algjerisë sulmon një lutje të krishterë, arreston 12 besimtarë

Forcat speciale konfiskuan literaturë fetare dhe telefona, ndërsa autoritetet i akuzojnë besimtarët për mbledhje fetare të paautorizuar.

Patriarku Bartolomeu mbërrin në Londër për takim me mbretin Karli III

Kryehierarku i Kishës Ortodokse do të qëndrojë një javë në Mbretërinë e Bashkuar, ku pritet të takohet me monarkun britanik në kalanë e Balmoral, në Skoci.

Mitropoliti Nathanail bekon fillimin e vitit shkollor në Gjirokastër

Shkolla «Frymë Dashurie» hapi vitin e ri shkollor me Shërbesën e Ujit të Bekuar, në praninë e nxënësve, mësuesve dhe prindërve.