Mitropolia e Gjirokastrës kremton Lindjen e Hyjlindëses Mari

Kisha Orthodhokse në Shqipëri kremtoi më 8 shtator festën e Lindjes së Hyjlindëses Mari, njërën ndër festat më të rëndësishme të vitit kishtar. Sipas materialit të vënë në dispozicion nga Mitropolia e Gjirokastrës, kremtimi u zhvillua me solemnitet në Kishën e Lindjes së Hyjlindëses Mari, në fshatin Episkopia e Sipërme.

Liturgjia Hyjnore u drejtua nga Mitropoliti i Gjirokastrës, z. Nathanail, në praninë e klerit dhe të besimtarëve të shumtë. Kjo kishë ka një rëndësi të veçantë historike, pasi për shekuj ishte selia e Episkopatës së Drinopojës, nga shekulli VI deri në shekullin XII, dhe lidhet me ndikimin e Perandorisë Bizantine në zonë, ku si ndërtues përmendet perandori Aleksi Komnini. Prania e kishës që prej shekujve të hershëm të krishterimit dëshmon rrënjët e thella të besimit orthodhoks dhe vazhdimësinë e jetës kishtare nga një brez në tjetrin.

Festa e Lindjes së Hyjlindëses, siç theksohet në njoftim, u shënua me një kuptim të veçantë, pasi kremtimi fton besimtarët të shohin në personin e saj fillimin e përmbushjes së planit hyjnor për shpëtimin e njerëzimit. Nga Hyjlindësja, sipas mishit, do të lindë Krishti Shpëtimtar, prandaj Kisha e quan Lindjen e saj fillim të gëzimit për gjithë botën. Në predikimin e tij, Mitropoliti Nathanail iu drejtua besimtarëve me fjalë shpirtërore mbi rëndësinë e festës dhe rolin e Hyjlindëses në historinë e shpëtimit, duke i ftuar të gjithë të jetojnë me besim, dashuri dhe shpresë në Perëndinë.

Nuk është hera e parë që Mitropolia e Gjirokastrës organizon kremtime të rëndësishme fetare në krahinën e Dropullit; kohët e fundit vëmendja ra edhe mbi kremtimin e martirëve Kirik dhe Julita, ku gjithashtu u përfshinë kler dhe besimtarë të shumtë.

Kisha e Lindjes së Hyjlindëses Mari në Episkopinë e Sipërme mbetet një prej dëshmive më të hershme të pranisë së krishterimit orthodhoks në krahinën e Gjirokastrës, duke vazhduar të jetë vend kremtimi për besimtarët e zonës.

Foto: Mitropolia e Hirshme e Gjirokastrës. 

 

 

Lexo gjithashtu

Meshë solemne për Lindjen e Hyjlindëses në Manastirin e Ardenicës

Mitropoliti i Apollonisë dhe Fierit, imzot Nikolla, udhëhoqi liturgjinë me klerikë nga dioqeza, kryepiskopata dhe Franca, në praninë e besimtarëve.

Mitropolia e Gjirokastrës kremton Lindjen e Hyjlindëses Mari

Liturgjia Hyjnore u drejtua nga Mitropoliti Nathanail në kishën historike të fshatit Episkopia e Sipërme, ish-selia e Episkopatës së Drinopojës.

Panairi i Lindjes së Shën Marisë festohet në Peshkëpi të Pogradecit

Mesha Hyjnore u kryesua nga Mitropoliti i Korçës, imzot Anastasi, me pjesëmarrjen e besimtarëve nga fshati dhe zona përreth.

Lipsanët e Shën Anës mbërrijnë për herë të parë në Rumani nga Mali Athos

Patriarku Daniel priti në Bukuresht lipsanët e sjella nga manastiri Kutlumush, dhuruar dikur nga perandori bizantin Aleksi Komnen.

Sondazh KMIS: 71% e ukrainasve thonë se janë të lumtur mes lufte

Studimi nxit debate mbi besueshmërinë e sondazheve sociologjike në Ukrainë, teksa vazhdojnë polemikat edhe për të dhënat mbi përkatësinë fetare.

Mitropoliti i Çerkasit: kundër KOUK po kryhet gjenocid në Ukrainë

Mitropoliti Feodosi tha se dhuna ndaj klerikëve dhe besimtarëve të KOUK përmbush përkufizimin e gjenocidit sipas Statutit të Romës.