Mitropolia e Korçës kremtoi Fjetjen e Shën Anës

Litania e ikonës së Shën Anës. Foto Mitropolia e Shenjtë Korçë

Fjetja e Shën Anës u kremtua me nderim të veçantë në kishën me të njëjtin emër, pjesë e Mitropolisë së Shenjtë Korçë. Meshën Panijerike e udhëhoqi Hirësia e Tij, Mitropoliti i Korçës, Anastasi, i shoqëruar nga klerikë të Mitropolisë dhe nga klerikë të ardhur nga Kryepiskopata e Tiranës.

Mes klerikëve ishte edhe Atë Grigor Pelushi, Drejtor i Radio Ngjalljes, i cili shoqëron grupin e të rinjve orthodhoksë në Kampin që zhvillohet në Shën Prodhrom të Voskopojës. Kisha ishte e tejmbushur me besimtarë që me shpresë dhe ngrohtësi luteshin që shenjtorja të ndërmjetësojë për ta. Bashkë me ta luteshin edhe të rinjtë dhe të rejat pjesëmarrëse në Kampet e Verës: vajzat në Kishën e Fjetjes së Hyjlindëses në Boboshticë, ndërsa djemtë në Kampin e Shën Prodhromit në Voskopojë.

Në fund të Meshës Hyjnore u krye litania e ikonës së Shën Anës, në praninë e besimtarëve dhe të rinjve pjesëmarrës në kampet verore të Kishës Orthodhokse. Prania e klerikëve nga Kryepiskopata e Tiranës, bashkë me ata të Mitropolisë së Korçës, shënoi një moment bashkimi shpirtëror.

Kampet verore për të rinjtë orthodhoksë vazhdojnë të mbeten pjesë e rëndësishme e jetës shpirtërore në Kishën Orthodhokse Autoqefale Shqiptare si dhe në Mitropolinë e Korçës, ku vajzat dhe djemtë ndahen përkatësisht në manastiret e Boboshticës dhe Voskopojës.

 

 

Lexo gjithashtu

Zbulohet rrjet tunelesh 9 km nën Shën Sofian në Stamboll

Ministri turk i Kulturës thotë se disa pjesë të tuneleve janë të bllokuara nga rrëzime dhe hapja për vizitorë do të vlerësohet pas përfundimit të punimeve.

Patriarku Bartolomeu feston ditën e emrit të Nikitasit në Londër

Kryepeshkopi i Britanisë së Madhe u urua nga Patriarku Ekumenik në Katedralen e Shën Sofisë së Zotit në Bayswater, Londër.

Patriarku Ekumenik Vartholomeu nderohet doktor honoris causa në Chichester

Universiteti anglez i akordoi Patriarkut titullin gjatë ceremonisë së diplomave në Katedralen Anglikane të qytetit.

Kryeministri shqiptar Edi Rama viziton Malin e Shenjtë Athos

Rama qëndroi një natë në Manastirin e Vatopedit, ku u prit nga igumeni Efrem Vatopedinos dhe u shpreh i mahnitur nga arkitektura dhe afresket e shenjta.

Arkimandriti Gabriel (Bunge): Murgu i vrarë në Sviatohirsk është dëshmor

Arkimandriti Gabriel (Bunge) rrëfen për vrasjen e murgut Varsanufi në Lavrën e Sviatohirskut dhe përndjekjen e Kishës Ortodokse Ukrainase.

Papa Leo XIV miraton dokument të ri për dialogun ndërfetar

Dokumenti i përbashkët i tri dikasterive vatikanase thërret për një «etikë të re dialogu» 60 vjet pas deklaratës Nostra Aetate.