Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë Solidarizohet dhe lutet për shërimin e papa Françeskut
“O Zot, Perëndia im, unë të kam thirrur në ndihmë dhe ti më ke shëruar” (Psalmi 30:2).
Shkëlqesia Juaj,
Në emër të Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë, pas lajmit për sëmundjen e Shenjtërisë së Tij Papa Françeskut, shprehim solidaritetin tonë dhe lutemi që Perëndia i Tërëmirë, në këto momente sprove, t’i japë shërim të shpejtë dhe të plotë për të vazhduar misionin e Tij të rëndësishëm për Kishën Katolike dhe besimtarët e saj në mbarë botën.
“O Zot, Perëndia im, unë të kam thirrur në ndihmë dhe ti më ke shëruar” (Psalmi 30:2).
Tiranë, 24 shkurt 2025
Me respekt dhe dashuri vëllazërore në Krishtin,
†Joani
Mitropolit i Korçës
Mbikqyrës i Kryepiskopatës së Hirshme
të Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë
0
0
Nëse vëreni një gabim, zgjidhni tekstin e nevojshëm dhe shtypni Ctrl+Enter ose Dërgo një gabim për ta raportuar tek redaktorët.
Lexo gjithashtu
Mbyllet deri në një njoftim të dytë Varri i Shenjtë
19 Mars 15:54
Patriarku i Gjeorgjisë dhe “mrekullia” demografike
19 Mars 12:47
E enjte, 19 mars 2026 - Shenjtori i ditës
19 Mars 08:25
Varrimi i Patriarkut Ilia II do të mbahet më 22 mars
18 Mars 16:42